Kryesore

A janë këta dy “vrasësit” e agjentit të dyfishtë rus dhe vajzës së tij në Britani?  

Dy rusë janë shpallur në kërkim nga prokurorët mbi sulmin e Novichok në Salisbury të Britanisë së Madhe.

Daily Mail shkruan se Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov janë të kërkuar për komplot në përpjekje për të vrarë ish-agjentin e dyfishtë Sergei Skripal dhe vrasjen në tentativë të vajzës së tij Julia Skripal.



Nëse kapen, ata do të akuzohen gjithashtu për vrasjen në tentativë të policit Ëiltshire Nick Bailey dhe përdorimin e agjentit nervor Novichok në kundërshtim me Aktin e Armëve Kimike.

Mendohet se dy rusët kanë lënë Britaninë menjëherë pas sulmit dhe nuk janë kthyer më.

Prokurorët nuk do të kërkojnë në Rusi ekstradimin e dy burrave, por është marrë një urdhër arresti evropian.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas