Kryesore

A është mbyllur marrëveshja e detit? MPJ: Kotzias dhe Bushati takohen në Rodos

Mediat greke raportuan sot se ministrat e jashtëm të Greqisë e Shqipërisë po i japin dorën e fundit marrëveshjes dypalëshe detare për zgjidhjen e problemeve ndërmjet dy vendeve.

Ndërkohë, Kotzias e Bushati do të takohen në ishullin Rodos, ku po mbahet Konferenca për Sigurinë dhe Stabilitetin Rajonal.



Mediat greke nuk japin detaje mbi marrëveshjen, perveçse bëjnë me dije që në të nuk do të ketë referime ndaj çështjes çame.

Sipas mediave të vednit fqinj, sapo dy ministrat do konkludojnë në marrëveshjen përfundimtare, ajo duhet të miratohet edhe nga dy kryeministrat. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Tsipras e Rama do të takohen para fund qershorit.

Ndërkohë, Ministria për Evropen dhe Punët e Jashtme konfirmoi sot se takimi mes Bushatit dhe Kotzias do të mbahet në Rodos dhe se në të do të diskutohet për ecurinë e dialogut dhe nevojën për bashkëpunim para sfidave për sigurinë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas