Aktualitet

A e rrezikon qeverinë skandali “Xhafaj”? Ja ç’mendojnë analistët dhe përfaqësuesit e opozitës

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, është diskutuar skandali që ka përfshirë Ministri e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe akuzat e Partisë Demokratike për të dhe vëllanë e tij. Gazetari Rakipi i ka pyetur të ftuarit në studio, nëse ky skandal mund të rezultojë në rrëzimin e qeverisë. Ja përgjigjet e tyre:

Bushati: Nuk besoj se rrezikon sepse një rast me shumë apo një rast më pak, mendoj se publiku shqiptar e di që kjo është qeveri deri në fyt e kapur nga droga. Politikisht kënaq ata që thonë po u provua edhe kjo, por kjo në zgjedhje u testua si qeveri e lidhur me drgoën.



Bolino: Nuk besoj se mund të bjerë qeveria por është shumë e rëndësishmë vërtetimi i akuzave. Nëse vëllai i ministrit të brendshme ka bërë trafik, kjo gjë do të godasë Ministrin e Brendshëm.

Luan Rama: Duhet provuar ligjërisht ajo që është thënë. Prova, dëshmia dhe procedura ligjore duhet respektuar deri në fund. I duhet shërbyer deri në fund organeve të prokurorisë. Kjo do të përshpejtonte një situatë të agravuar. Negociatat me shumë gjasë nuk do të hapen. Këtu kemi të bëjmë me qasje kriminale të kësaj qeverie. Kjo qeveri do të ketë atë fund që kanë strukturat kriminale.

Alibeaj: Duhet prova ligjore, por që ajo të jetë ligjore dhe e besueshme, a mund të prodhohet duke qenë Xhafaj ministër? Ai duhet të largohet që publiku të marrë vesh provën ligjore.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas