Kryesore, ShowBiz

A e ‘parandjeu’ Bjordi fundin tragjik të Adelajdës? Ja ç’bisedonin kur ishin të lidhur…

Largimi nga jeta i gazetares Adelajda Xhamanit në moshën 31-vjeçare, i tronditi të gjithë.

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur, miq apo bashkëpunëtor që janë prekur nga lajmi i trishtuar, mes tyre edhe Bjordi Mezini, me të cilin vite më parë e ndjera kishte një marrëdhënie dashurie.



Adela dhe Bjordi u bënë të njohur për publikun kur morën pjesë në “Big Brother 2”, ku u dashuruan dhe qëndruan të lidhur për disa vite dhe më pas u ndanë.

Një video e cila po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, tregon momentin kur Adela dhe Bjordi ishin brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Teksa qëndrojnë të shtrirë dhe bisedojnë me njëri-tjetrin, një moment gjatë bisedës Bjordi dëgjohet teksa i thotë: “Efektivisht, në qoftë se do të shikosh rastet e tjera, historike, gjithë këto që po jetojmë ne, vdiqën. Romeo dhe Zhuljeta”.

Ndërsa Adela duke qeshur i thotë: “Çfarë do thuash me këtë ti që edhe ne do të vdesim?!”.

Lajmin e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm./Panorama/

http://www.panorama.com.al/panoramaplus/bjordi-e-parandjeu-fundin-tragjik-te-adelajdes-ja-cfare-bisedonin-kur-ishin-te-lidhur/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas