Kryesore, Politika

A duhet t’i djegë opozita mandatet? Zogaj: Kjo do të ishte vetëvrasëse

Emisioni  “Java” në RTSH, që transmetohet live çdo te premte nga ora 20”30  deri në  orën  22”30 me pjesëmarrjen e përhershme të analistëve Preç Zogaj e Lorenc  Vangjeli dhe gazetarit investigativ, Artan Hoxha, diskutoi mbrëmë për zhvillimet në kampin e opozitës dhe me konkretisht për  qëndrimet brenda Partisë Demokratike në lidhje me djegien ose jo të mandateve dhe radikalizimi e luftës politike kundër qeverisë së  kryeministrit Edi Rama.

Analisti Preç Zogaj tha se “ synimi  kryesor i opozitës  që është ai i zgjerimit të mbështetjes popullore në funksion të fitores së zgjedhjeve kërkon  kombinimin e mjeteve dhe formave të luftës politike, por djegia e mandateve do të ishte vetvrasëse. Radikalizmi në politikë nuk ka lidhje me gjeste të tilla. Radikalizmi mund të shprehet fare mirë edhe në Kuvend, në funksion të çështjeve dhe situatave”. Zogaj mbështeti qëndrimet  e Bashës  në protestën e së shtunës  së kaluar dhe në grupin parlamentar por shtoj se “ PD e ka të domosdoshme të  përdorë foltoren  e Kuvendit për  temat e jetës së  përditshme të qytetarëve. Foltorja është ringu, kush fiton me argumente, fiton publikun, tha Zogaj, duke shtuar se parlamenti ka qenë dhe mbetet pedana e opozitave drejt pushtetit”.



“Debati me argumente kërkon deputetë të formuar dhe profesionistë”, tha Lorenc Vangjeli. A ka opozita dhe qeveria deputetë  të tillë? pyeti ai. Zogaj u përgjigj se opozita  ka një numër të mirë deputetësh të përgatitur që mund të bëjnë diferencën në  ballafaqimin e argumenteve, por edhe shumica ka deputetë të  zotë, tha ai. Zogaj përsëriti thirrjen e tij  në adresë të drejtuesve të PD-së për  të hartuar një strategji të fitores, që sipas tij do të kërkonte  si një pikë  të rëndësishme  daljen e PD-së në rolin e forcës kryesore përshpejtuese për implementimin e reformës në drejtësi. duke bashkëpunuar me propozime konkrete me SHBA dhe BE. Kjo është rruga e vetme për të  shpëtuar drejtësinë nga kapja politike, tha Zogaj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas