Mapo Format

A duhet të ndjekin universitetet globale parime globale?

A duhet të zbatohet parimi i barazisë arsimore për të gjithë studentët në mbarë botën apo vetëm për disa studentë në veçanti – më saktësisht, studentë të cilët kanë shtetësi dhe të drejta të përhershme të qëndrimit?

Nga Stuart Tannock*



Përgjithësisht teoria, politika dhe praktika që rrethojnë barazinë arsimore, kanë patur prirjen të ndalen në kufijtë e shtetit kombëtar. Shqetësimet për çështjet e barazisë shpesh zhduken në diskutimet e arsimit të lartë ndërkombëtar.

Edhe traktatet ndërkombëtare, të cilat i përkushtohen promovimit të barazisë në arsim, siç është Konventa e UNESCO-s kundër diskriminimit në arsim, kanë tendencë ta bëjnë këtë brenda një shteti individual kombëtar dhe jo konteksteve ndërkufitare.
Me rritjen e numrit të universiteteve të ndërkombëtarizuara, ku një numër gjithnjë e më i madh i studentëve janë ndërkombëtarë dhe ku universitetet shpesh realizojnë kurse jashtë vendit, kjo çështje e barazisë edukative përtej kufijve, shndërrohet në një shqetësim dhe në një dilemë të ngutshme.

Disa studiues dhe praktikues frikësohen se ndërkombëtarizimi mund të çojë në erozionin gradual të angazhimeve të barazisë në arsim, për shkak të natyrës së orientuar kah tregut të sektorit ndërkombëtar të arsimit të lartë.

Në fushën e tarifave të shkollimit universitar, kjo ndonjëherë njihet si ‘teoria e portës’ së internacionalizimit: shqetësimi se pranimi i tarifave të shkollimit në bazë tregu për studentët ndërkombëtarë është buza e hollë e pykës që përfundimisht do të çojë në marketizimin e plotë të të gjitha tarifat e shkollimit të studentëve, përfshirë studentët vendës.

Fragmentimi në Britani të Madhe

Megjithatë, të paktën në kontekstin e arsimit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, kjo nuk duket të jetë pikërisht ajo që duket se po ndodh: në universitetin e ndërkombëtarizuar, parimi i barazisë arsimore nuk zhduket; në vend të kësaj, ajo fragmentohet.

Ky fragmentim i barazisë ndodh përgjatë një sërë dimensionesh të ndryshme – institucionale, kohore, hapësinore dhe sociale. Kështu funksionon:

Në Mbretërinë e Bashkuar, një organizatë kombëtare e quajtur Njësia e Sfidës së Barazisë ose ECU, është përgjegjëse për promovimin e barazisë për studentët vendas dhe ndërkombëtarë në sektorin e arsimit të lartë. Por ECU trajton vetëm çështjet e barazisë për studentët tashmë pjesë në sistemin e arsimit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar duke injoruar në këtë mënyrë çështjen kritike të qasjes dhe pranimeve në universitet.

Një organizatë tjetër, Zyra për qasje të drejtë ose OFFA është përgjegjëse për promovimin e barazisë së qasjes në arsimin e lartë në nivel kombëtar; megjithatë, OFFA është e shqetësuar vetëm për studentët në “shtëpi”, jo për ata ndërkombëtarë.

Fragmentimi i ngjashëm institucional ndodh në shumë kampuse individuale universitare, ku zgjerimi i zyrave të pjesëmarrjes punon vetëm me studentët vendas dhe ka pak ose aspak të bëjë me zyrat ndërkombëtare të studentëve në të njëjtin institucion.

Kjo do të thotë se çështja e barazisë së qasjes, e cila është në qendër të teorisë, politikës dhe praktikës së arsimit të lartë në kontekstin e shtetit kombëtar, nuk ka mbulim institucional për studentët ndërkombëtarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Fragmentimi i tillë institucional është pasqyruar edhe nga fragmentimi i përkohshëm dhe hapësinor.

Barazia në kampus, por jo jashtë

 

Në një masë të konsiderueshme, studentët ndërkombëtarë dhe vendës në Britani të Madhe trajtohen, sipas ligjit dhe politikës, si tërësisht të barabartë, për aq kohë sa janë në të njëjtat klasa dhe kampuse së bashku, që nga momenti në të cilin fillojnë studimet e tyre dhe deri në çastin e diplomimit.

Megjithatë, barazia ndërmjet studentëve ndërkombëtarë dhe atyre vendës para dhe pas kohëzgjatjes së studimeve të tyre universitare është pothuajse inekzistente: nuk ka programe thelbësore të zgjerimit të pjesëmarrjes ose qasjes së barabartë në arsimin e lartë për studentët ndërkombëtarë ashtu si studentët vendas i kanë këto mundësi; dhe pas diplomimit, studentët ndërkombëtarë kanë akeses të vështirë në tregun e punës në Mbretërinë e Bashkuar, nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vend dhe mund të përballen me vështirësi në përparimin në nivele më të larta.

Studentët ndërkombëtarë gjithashtu përballen me një afat kohor prej pesë vjetësh për vizat e tyre studentore për studime në Britani të Madhe.

Në mënyrë të ngjashme, barazia mes studentëve ndërkombëtarë dhe atyre vendës zvogëlohet rrënjësisht kur ata dalin jashtë kampuseve universitare – kryesisht falë politikës së emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar. Studentët ndërkombëtarë, ndryshe nga studentët “në shtëpi”, kanë kufizime në të drejtat e tyre të punësimit, të drejtat familjare, të drejtat për të votuar dhe të angazhimet në protesta politike dhe në liritë e tyre civile dhe liritë personale.

Në një kontekst të tillë, bëhet gjithnjë e më e vështirë, jo vetëm të prodhohet një situatë e barazisë arsimore për studentët vendës dhe ndërkombëtarë, por edhe të dimë se si barazia edukative do të dukej.

Barazia e individualizuar

 

Ndoshta ndryshimi më themelor në atë se si promovohet barazia arsimore për studentët ndërkombëtarë në Mbretërinë e Bashkuar është se karakteri publik jetësor i parimit të barazisë arsimore është fshirë.

Barazia arsimore për studentët vendës është e lidhur me çdo student si përfaqësues i një grupi më të gjerë shoqëror në Mbretërinë e Bashkuar: ne jemi të shqetësuar, për shembull, me mundësitë relative në arsimin e lartë për nxënësit nga grupe të ndryshme racore dhe etnike. Barazia arsimore është e justifikuar, gjithashtu, si e mira më e madhe e shoqërisë në Mbretërinë e Bashkuar në përgjithësi.

Barazia arsimore për studentët ndërkombëtarë është radikalisht e individualizuar dhe e preokupuar vetëm me të drejtat e secilit student individualisht. Nuk ka axhendë për të siguruar përfaqësim proporcional dhe sukses në arsimin e lartë për grupe të ndryshme shoqërore të studentëve ndërkombëtarë; dhe rekrutimi ndërkombëtar i studentëve zakonisht justifikohet nga interesat kombëtarë britanikë dhe jo globalë.

Ky fenomen i fragmentimit të barazisë arsimore ngre pyetje serioze të (pa)drejtësisë globale në sektorin e arsimit të lartë. Teksa universitet po pushojnë së qeni vetëm institucione kombëtare dhe po përqafojnë identitetin e të qenit në të vërtetë global, lind detyrimi që të sigurohet jo vetëm që hulumtimi dhe mësimi të jenë në rang botëror, por që parimet e barazisë dhe drejtësisë arsimore po ashtu të jenë të ndërkombëtarizuara siç duhet.

Deri më sot, universitetet në Mbretërinë e Bashkuar vazhdojnë të botojnë deklaratat e misionit që zotohen për angazhimin e tyre ndaj barazisë universale të mundësive dhe përvojës arsimore.

Ekziston nevoja për të menduar saktësisht se si do të kryhen këto angazhime në të gjithë kufijtë e shteteve kombëtare në mënyrë holistike dhe gjithëpërfshirëse; ose ndryshe, të pranohet se deklarata të tilla janë të pavlera, relike të një epoke të mëparshme, kur universitetet ishin të një natyre më lokale dhe kombëtare.

*Stuart Tannock është lektor në UCL Institute of Education, Kolegji Universitar në Londër, Mbretëria e Bashkuar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas