Bota, Kryesore

A duhet të gëzohemi që ajo po vuan nga kanceri i gjirit?

Nga Daniel Boecking, BILD

Gruaja e kasapit të armëve kimike, Bashar al-Asad ka kancer në gji. Dhe, që të jemi të sinqertë, mendimi i parë që të vjen ndërmend është edhe ai më i zymti: Paska goditur njeriun e duhur.



Asma al-Asad, 42 vjeç, është gruaja e bukur, moderne dhe imazhi hipokrit i propagandës së Asadit: Ndërsa burri i saj bombardon fëmijët me armë kimike, ajo shfaqet e qeshur me vajzat dhe djemtë në Instagram. Ajo mbron luftën vrastare të bashkëshortit ndaj popullit të tij dhe gëzon jetën luksoze në krah të tij, teksa tre fëmijët e saj flenë të sigurt në një bunker në pallatet e tyre.

Dhe tashmë vjen diagnoza: kancer gjiri, një tumor malinj. I kapur në fillim. Trajtimi ka nisur. Një fotografi e tregon atë në spital. Në krah të saj është tirani Asad. Në krah të djathtë disa tuba infuzionesh.

Në Twitter ka urime për shërimin e saj, por edhe komente të tilla: “Shpresoj që të mos shërohet kurrë” apo “I uroj asaj një vdekje të gjatë dhe të dhimbshme”.

Komentuesit i dërgojnë edhe imazhe me duar të kryqëzuara, sikur duan të falenderojnë Zotin për këtë dënim hyjnor.

Kjo mund të jetë njerëzore. Por nuk është e krishterë. Sipas të kuptuarit të krishterë, Zoti nuk dënon në këtë mënyrë. “Ai e bën diellin të ngrihet mbi të mirën dhe të keqen”, thuhet në Bibël. Dhe për gëzimin ndaj vuajtjeve të të tjerëve, thuhet: “Ai që gëzohet për një fatkeqësi të tjetrit, nuk do mbetet pa u ndëshkuar”.

Çfarë katastrofe do të ishte nëse do e shihnim çdo vuajtje dhe sëmundje si një dënim nga Zoti- veçanërisht murtajën e kancerit që prek miliona njerëz çdo vit. Ndoshta gjithë ajo neveri për çiftin Asad e bën të vështirë. Por të krishterët janë të thirrur të luten. Edhe për armiqtë e tyre, madje edhe për të ligjtë.

Por ne të krishterët besojmë gjithashtu se do të ketë një gjykim të drejtë të Zotit për Asma al-Asad, nëna vrasëse e Sirisë. Jo këtu nga kanceri i gjirit. Por më pas, kur të dalë para Zotit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas