Kryesore, Rajoni

A do veshë sërish Rama antiplumb?

edi ramaPas ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, por sidomos pas vizitës së Edi Ramës në Beograd, një nga gazetat më agresive, por edhe më joprofesionale në qëndrimet e saj, ishte tabloidi Kurir.

Ajo i ka vazhduar sërish provokimet e saj, duke shkruar të shtunën se Edi Rama më 10 nëntor kishte të veshur një jelek antiplumb, pavarësisht se ruhej nga 5 mijë policë.



“A do të veshë sërish Edi Rama një antiplumb në samitin e krerëve të qeverive, i cili do ruhet nga 10 mijë policë,” pyet gazeta.

Samiti do organizohet më 16 dhjetor në Beograd dhe të pranishëm do jenë pjesëmarrës nga Kina dhe 16 vendeve nga Europa Qëndrore dhe Lindore.

“Është e çuditshme pasi Beogradin e kanë vizituar edhe zyrtarë të lartë si presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri francez, Manuel Valls, por ata janë ndjerë të sigurt mjaftueshëm dhe asnjëri nuk ka mbajtur jelek antiplumb,” vazhdon gazeta.

Mirëpo, Endri Fuga, Drejtori i Komunikimit në qeverinë shqiptare, thotë për “Kurir” se “kryeministri nuk ka pasur jelek antiplumb dhe se informacioni i tyre ishte i pavërtetë”.

“Me mirësi ju kërkojmë që të verifikoni informacionin pasi nuk kishte antiplumb”, është shprehur Fuga.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas