Kryesore, Politika

A do te kete ndryshime ne qeveri dhe me kë do të bëjë aleancë PS-ja në zgjedhjet vendore? Taulant Balla flet në Asamblenë Kombëtare  

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Asamblene Kombëtare të Partisë Socialiste. Në fillim të mbledhjes, kryetari I grupit parlamentar I PS-së dhe Sekretari I Pergjithshem, Taulant Balla tha se vetëm 250 ditë larg zgjedhjeve vendore, PS-ja do të ketë vetëm një aleance, ajo me popullin.

Ai ftoi gjithashtu PD-në për kompromis për reforma që bëjnë shtet.



“Do të kemi vetëm një aleat, ndërsa përballë do të kemi një aleancë politikanësh. Jemi përkushtuar për tu marrë me hallet dhe problemet e njerëzve dhe vëmendja jonë do të jenë vetëm ata…Me opozitën jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për reforma që bëjnë shtet…”, tha Balla.

Ndërkohë është zyrtarizuar edhe rendi I ditës I Asamblesë së sotme, ku nuk perfshihen ndryshimet ne qeveri

RENDI I DITËS NË ASAMBLE

  1. Raport Kombëtar i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që Duam”.
  2. Raport i Grupit të Punës së Asamblesë Kombëtare të Partisë “Mbi performancën e përfaqësuesve të PS në qeverisjen vendore”
  3. Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillave Bashkiakë për zgjedhjet vendore 2019.
  4. Raporti Kombëtar i Bashkëqeverisjes deri më 31.08.2018
  5. Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të PS në dy sesionet e para të legjislaturës së IX.
  6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë në raport me Axhendën Politike Vjetore të Partisë.
  7. Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja tek njerëzit”
  8. Miratimi i strategjisë “Partia Socialiste për ty”
  9. E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
  10. Vendim për unifikimin e regjistrit digjital të PS.

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas