Kryesore, Politika

A do të inicojë një takim Basha-Rama? Ja si përgjigjet Gramoz Ruçi  

Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruci nuk i pëlqen roli i interlekutorit kur e pyet nëse do të inicojë një tryezë bisedimesh mes mazhorancës dhe opozitës si paraardhësi i tij, Ilir Meta. Por në konferencën për shtyp ai inkurajoi dialogun në funksion të interesave të vendit.

“Unë shikoj një gje dhe vlerësoj që takimi dialogu, negociatat janë rruga e vetme për të qënë një demokraci funksionale. Kështu që nëseqoftëse në të kaluarën këto janë bërë me sforco, jashtë vëmendjes së publikut dhe jo shumë transparente, janë bërë me interlekutor shpesh herë të jashtëm, une do të thoja që pas 28 vitesh ka ardhur dita që aktorët dhe forcat politike duhet ta kuptojnë se ka shumë gjëra që na ndajnë, por edhe bashkojnë sic janë interesat kombëtare, mënyra e komunikimit qoftë direkte, qoftë indirekte qofte mediatike qoftë jo medatiake duhet të kthehet në normalitetin e aktivitetit politik…”, tha Ruci ndër radhë në konferencën e sotme për shtyp



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas