Kryesore, Politika

A do të dëbohen emigrantët shqiptarë? Ministri gjerman sqaron gjithçka

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Gjermane Michael Roth ka zhvilluar një vizitë sot në Shqipëri ku ka takuar homologun e tij, Ditmir Bushati.

Në konferencën për shtyp ministri gjerman u pyet dhe për  ardhjen e emigrantëve në Shqipëri dhe ai u shpreh se kjo nuk ka qenë asnjë herë kërkesë nga Evropa në kërkim të hapjes së negociatave.



Roth shtoi se po punohet për një zgjidhje dhe Shqipëria ishte e mirëpritur për të dhënë ndihmën e saj.

“Nuk ka asnjë kusht në raportin tonë për hapjen e negociatave për mbylljen e kufijve për emigrantët, por nuk ka asnjë kërkesë për hapje kampesh për emigrantë. Ne jemi në kërkim të një zgjidhje për të bërë më të mirën e mundur. Por Shqipëria është e lutur që të jap ndihmën për këtë gjë”, ishte kjo deklarata e ministrit gjerman.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas