Aktualitet

A do nisë goditja ushtarake? OKB voton, por Rusia kërcënon se…

Rusia ka vënë veton ndaj një rezolute të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me sulmin e dyshuar kimik në Siri. Votimi u krye në Këshillin e Sigurimit të OKB, e tani pritet edhe votimi për rezolutën ruse.

“Nëse ju keni marrë vendim për të kryer një përpjekje të paligjshme ushtarake, ne shpresojmë që t’i thërrisni mendjes dhe arsyes. Ju do të jeni përgjegjës për veten tuaj”, paralajmëroi ashpër i dërguari i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia.



Rusia dhe SHBA kanë kërkuar një votim veç e veç mbi projekt-rezolutat e tyre mbi Doumanën, ku ndodhi sulmi që shkaktoi përplasje e tensione të mëdha.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dënuar të hënën sulmin e supozuar me armë kimike në zonën e kontrolluar nga rebelët në Siri, duke thënë se mund të vendosë për një përgjigje ndaj këtij sulmi në 24 apo 48 orët vijuese.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas