Kryesore

A do ketë një marrëveshje me Ramën? Basha tregon opsionet

Në vazhdim të fjalës së tij gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kreu i PD, Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje pyetjes së madhe nëse do të ketë bashkëqeverisje me Ramën.

Ai deklaroi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë.



“Partia Demokratike nuk do të bëhet kurrë pjesë e së keqes. Nuk do të bëjmë pakt me qeverinë  e lidhur me krimin”, u shpreh Basha.

Basha tha se PD do t’i ofrojë qytetarëve alternativën e saj për një të ardhem të sigurt.

Sipas tij opsioni është udhëheqja pa një qeveri të lidhur me krimin.

“Hapi i parë është të kemi një qeveri ku kryeministri dhe ministri i Brenshëm mos të jetë i lidhur me krimin. Do të organizojmë protesta, por në fund duhet ta kuptojmë që ne jemi në funksion të interesit publik”.

Basha kërkoi që reforma në drejtësi të bëhet bazuar në ndryshimet kushtetuese të bëra së fundmi.

Kryetari demokrat kërkoi edhe reformë zgjedhore.

Por në fund ai theksoi se pavarësisht se mund të bëhen ligje të mira, me drejtësi të kapur dhe zgjedhje të blera, asgjë nuk vlen.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas