Kryesore

A do kemi ndryshime të qeverisë në shtator? Rama mbledh nesër në Vlorë ministrat, ja çfarë pritet të ndodhë






               Publikuar në : 18:11 - 23/08/18 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë nesër në Vlorë një takim me ministrat dhe krerët e grupit parlamentar, ku do të diskutohen rezultatet për detyrat e lëna dhe reformat e kërkuara nga qeveria e tij, që pas krijimit të saj.


Takimi do të zhvillohet në vilën qeveritare të qytetit bregdetar, ku ministrat e qeverisë do të japin llogari për projektet e realizuara përgjatë një viti si dhe për ato të mbetura pezull.

Raportimi i ministrave do konsolidojë bindjen e kryeministrit mbi performancën e ministrave të tij, gjë nga e cila varet e ardhmja e tyre në qeveri. Pritet që në fillim të shtatorit Rama të bëjë ndryshime në kabinetin e tij ndryshime që do t’i konfirmojë jo më parë se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS në javën e parë të shtatorit.

Gjatë asamblesë socialistët do të mësojnë në një kohë me shikuesit, se cilët emra do të ndryshojnë në kabinetin qeveritar dhe cilët do konfirmohen në detyrë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas