Politika

A do jetë më e pavarur “Magjistratura”?

sokol sadushi

Sokol Sadushi është zgjedhur në krye të Shkollës së Magjistraturës, pas ndryshimeve ligjore.



Sadushi, i cili ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese për 13 vite, u zgjodh në krye të shkollës pas votimit nga bordi.

Ligji i ri parashikon që institucioni të ristrukturohet nga e para.

Më përpara drejtor ishte Neshat Fana, i cili pati deklaruar se ndërprerja e mandatit të tij është antikushtetuese.

“Për më tepër kriteret e reja të ligjit janë vendosur për të më përjashtuar mua nga gara. Bëhët fjalë për një pikë të ligjit që përjashton kandidatët që në 10 vitet e fundit,të mos jenë marrë me veprimtari politike. Unë kam qenë kandidat për deputet i PD në vitin 2005,” tha Fana.

Zgjedhja e Fanës në krye të shkollës pati shkaktuar shumë zemërim tek të majtët, në atë kohë në opozitë.

Ata thanë se qeveria po tenton që të kapë institucionet e pavarura.

Por a do jetë Sadushi ndryshe?

Ai u zgjodh në Gjykatën Kushtetuese kur ishte 35 vjeç. Ishin Ismail Lleshi dhe Fehmi Abdiu ata që dolën garant për të dhe Pandeli Majko, në atë kohë kryeministër, me një telefonatë njoftoi përzgjedhjen politike të tij.

Ai u votua në Kuvend pa shumë debat dhe më pas u dekretua nga Rexhep Meidani.

Presidenti Bujar Nishani i pati kundërshtuar ndryshimet ligjore për Magjistraturën dhe PD i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas