Kryesore, Politika

A do e fusë Meta vendin në një situatë të re juridike e politike?

A do e dekretojë kreu i shtetit propozimin e kryeministrit për ministër të Brendshëm?

Intervista e tij në Syri.net nuk ishte e prerë, por Ilir Meta dha disa sinjale që për shumëkënd shihen si një refuzim i emrit të Sandër Lleshit.



‘Kemi rastin e Italisë ku presidenti ka të njëjtat kompetenca, ku ai mendoi se një emër i propozuar si ministër ekonomie nuk e firmosi, pasi mendoi se rrezikonte ekonominë e Italisë. Askush nuk e detyron presidentit të firmosë një emër jashtë bindjes së tij

Në këtë drejtim unë përgjegjshmëritë e mia do ti ushtroj në mënyrë kurajoze dhe maksimale. Në këto momente Shqipëria është në luftë me krimin e organizuar, dhe kjo po e mban Shqipërinë larg BE-së.

Unë nuk paragjykoj askënd unë ushtroj përgjegjësitë e mia në mënyrë maksimale. Të gjithë ata që mendojnë se mund të ndikojnë në mënyra të ndryshme sipas interesit apo vlerësimit të tyre, duhet të jetë të qetë se unë nuk ndikohem nga asgjë, përveç detyrës që i takon presidentit për të qenë një institucion i përgjegjshëm’, deklaroi presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë Ilir Meta, por nëse do ta refuzonte dekretimin e Lleshit, ky do të ishte rasti i parë që presidenti nuk dekreton një minister.

Kjo do e fuste vendin në një eksplorim juridik e politik të ri. Varet se sa e fortë do jetë dëshira për të eksploruar. Vendi do futej në një lëmsh shpjegimesh kushtetuese në një vend pa Gjykatë Kushtetuese. Dhe Sandër Lleshi mund të dilte i humbur. Pa nisur mirë betejën e tij.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas