Kryesore

A do e dekretojë Presidenti ligjin për Teatrin? Meta i qeshur troket gotën me ministren Kumbaro

Mazhoranca qeverisëse e Kryeministrit Edi Rama ka votuar në parlament me 75 vota ligjin që i hap rrugë shembjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një godine të re. Tashmë është Ilir Meta ai që do të vendosë nëse do ta dekretojë ligjin e shumëdebatuar apo jo.

Por kur kanë mbetur edhe pak ditë nga kjo vendimmarje, Ilir Meta ka trokitur sot gotën me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro në ceremoninë e organizuar nga ambasada Franceze me rastin e Festës Kombëtare të Francës, raporton Mapo.al.



Mbetet për t’u pare nëse Mirela Kumbaro do e ketë bindur Metën të dekretojë ligjin që i hap rrugë nisjes së procesit për ndërtimin e teatrit të ri.

Ndaj Metës janë drejtuar thirrje të shumta këto ditë për të kthyer mbrapsht këtë ligj.

Kushtetuta në nenet 84 dhe 8 të saj, parashikon që Presidenti i Republikës mund të dekretojë ligjin brenda 20 ditëve që është paraqitur nga Kuvendi. Edhe nëse Presidenti nuk shprehet me dekret, ligji kalon dhe hyn në fuqi me botimin në fletoren zyrtare. Përpos dekretimit, apo kalimit në heshtje, Presidentit i njihet e drejta të kthejë për rishqyrtim në parlament ligjin.

Neni 85 i Kushtetutës e thotë qartë: “Presidenti ka të drejtë ta kthejë vetëm një herë ligjin për rishqyrtim. Dekreti i Presidentit për rishqyrtim e humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e anëtareve të parlamentit”.

 

 

PasPara

1 koment

  1. Shikoni Kokekatririn nga Cepani i Skraparit, cfare kombinimi i kostumit te zhubrosur me kepucet, stiliste hunderrja tranvestitja Mona Cizmja.
    Bashkebisedim i ngrohte i i Kryecarit te Kooperatives me brigadieret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas