Arkiva 2

Vritet i riu shqiptar në Nju Jork, flet kushëriri i viktimës




               Publikuar në : 20:23 - 11/09/18 |
mapo.al

Një djalë i ri shqiptar është vrarë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave amerikane, viktima është Grei Frashëri 23 vjeç. Ai u gjet i vdekur në një rrugë në Bruklin mbrëmjen e së premtes, ndërsa lajmi është bërë i ditur sot.


“Ai ishte gjithmonë një mbështetje për miqtë e tij, i buzëqeshur dhe i kujdesshëm”, shkruan në Facebook Rifat Sokoli, kushëriri i viktimës.

23-vjeçari ishte emigrant në SHBA. Autoritetet amerikane nuk e dinë ende shkakun e vrasjes së të riut shqiptar, apo nëse e ka nxjerrë dikush në pritë.

Nuk ka informacione as nëse Grei Frashëri kishte konflikte të hapura. Policia është duke hetuar për të zbardhur këtë krim.

<
>
grei-1 Grei-1-953x1500 grei-2 grei-2-624x1500


Etiketa: , , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas