Bota

9 anëtarë të së njëjtës familje në mesin e 17 viktimave

9 anëtarë të së njëjtës familje janë në mesin e 17 të mbyturve pasi një varkë turistike u fundos në liqenin e Mizurit në SHBA.

Sipas medias amerikane mbytja e varkës amfibe, e cila ecën edhe në tokë, ndodhi për shkak të një stuhie që përfshiu shtetin e Mizurit mbrëmjen e së enjtes. Por, një e afërme e viktimave tha se kapiteni i varkës turistike u kishte thënë turistëve të mos vendosnin jelekët e shpëtimit.



Në mjetin lundrues, ndodheshin 31 persona, ndërsa grupet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë për të tjerë të zhdukur. Fillimisht të premten u raportua për 11 të mbytur dhe 7 të mbijetuar, por bilanci u bë më tragjik me kalimin e orëve.

Autoritetet e Mizurit thanë se mosha e viktimave varion nga 1 në 70 vjeç.

Kam humbur të gjithë fëmijët, kam humbur bashkëshortin, vjehrrën dhe vjehrrin, xhaxhanë, kunatën dhe nipin. Mbijetova, por kjo është vërtetë e vështirë”, tha për “Fox News” Tia Coleman, një prej 2 të mbijetuarave nga familja që humbi 9 anëtarë. /tvklan.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas