ShowBiz

Maturantja më e veçantë nga Peja

Është muaji maj dhe shumë prej maturantëve kanë përfunduar me sukses një nga periudhat e tyre më të rëndësishme në jetë. Mbrëmja e maturës është shumë e rëndësishme për ta, dhe mundohen që në këtë datë ata të duken sa më bukur dhe me klas.

Gjithmonë vëmendje të veçantë kanë rrëmbyer idetë kreative, e një ndër to ka qenë edhe veshja e maturantes Arilda Gjikolli nga Peja. Ajo e ka punuar vet fustanin e saj të mbrëmjes, duke e ndërthurur me elemente arbëreshe. 18-vjeçarja ka treguar se një ide të tillë e ka pasur prej kohësh, ngase edhe studion në fushën e artit.



“Në periudhën që përfundova shkollën e mesme në fushën e arteve, si çdo maturant që në mbrëmjen e maturës dëshiron të shkëlqejë në mënyrë unike, unë zgjodha që të realizoj një veshje të modifikuar arbëreshe, prapë duke u kthyer tek të parët tan! Me një grim natyral, dukje të thjeshtë”. Për të promovuar veshjen, ajo ka zgjedhur që fotofesisionin e saj ta realizojë në një ambient të veçantë.

“Setin fotografik e kam realizuar në Muzeun Etnologjik në Pejë, ndërsa realizimin e dizajnit të veshjes dhe qepjen i kam realizuar te Filizia Osakaq”, ka treguar maturantja Gjikolli.

<
>
a_1526188863-586657 aa_1526188830-6361934 aaa_1526188836-4720066

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas