Kryesore

8 vite e gjysmë burg për vrasësin e Mias

Një person që nuk arriti të marrë azil në Gjermani, është dënuar me tetë vite e gjysmë burg pasi theri për vdekje ish-të dashurën e tij 15-vjeçare.

Abdul Mobin D. u dënua me burg nga një gjykatë minorenësh në Gjermani për vrasjen e Mia V.



Afgani e theri për vdekje ish-të dashurën e tij pas ndarjes në një dyqan më 27 dhjetor të vitit të shkuar.

Në atë kohë në Gjermani u ndez një debat i fortë për moshën e afganit pasi ai deklaroi se ishte 15 vjeç. Disa media spekuluan se ai nuk është minoren, pasi duket shumë i madh. Sipas tyre, ai mund të ketë falsifikuar datën e lindjes.

Megjithatë ai u gjykua nga një gjykatë minorenësh. Prokuroria beson se afgani e kreu krimin për shkak të xhelozisë. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes e vendosën atë nën kontroll pas krimit derisa mbërritën forcat e policisë.

Vendimi ndaj tij ka shkaktuar jo pak zemërim, ndërkohë që Gjermania po kalon kohëra të vështira.

Një javë më parë në vend u shënuan protesta të dhunshme kundër emigrantëve në qytetin Chemnitz pasi një gjerman u ther nga një sirian dhe një irakian.

Policia gjermane thotë se numri i emigrantëve të dyshuar për vrasje është rritur ndjeshëm.

Kurse politikanët gjermanë kanë bërë thirrje që qytetarët të mos tregohen racistë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas