Kryesore, Sport

Video/ Shqipëria mundet 0 me 1 në ‘Elbasan Arena’, vendos goli i debutuesit Rosted

Shqipëria është mundur me rezultatin 0-1 në takimin miqësor kundër Norvegjisë në “Elbasan Arena”. Tentativat e kuqezinjve ishin të pakta për të dalë me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje pasi edhe Norvegjia tregoi shumë aftësi në fushën e lojës.

Goli që vulosi takimin u shënua në minutën e 70-t nga Rosted. Mbrojtësi që u fut në pjesën e dytë e kishte ndeshjen e parë me kombëtaren dhe debitimi i tij ishte mëse i përkryer.



Pavarësisht se Christian Panucci bëri shumë zëvendësime nuk arriti ta shmangte dot humbjen.

Shqipëri 0-1 Norvegji

/ 70′ Rosted

Minutë pas minute

Përfundon takimi

89′ Shpëton për mrekulli porta e Kombëtares, pas një zhblilancimi të mbrojtjes, 3 futbollistë norvegjezë kanë dalë të vetëm përballë Strakoshës, por portieri ka treguar reflekset duke mohuar një gol të sigurt.

82′ Ndëshkohet me karton të verdhë Mavraj për një ndërhyrje të gabuar në mesin e fushës.

79’ Eros Grezda lëshon një silur nga jashtë zone por topi përfundon pak mbi traun e portës

76’ Andi Lila godet në hyrje të zonës por topi devijohet duke përfunduar në goditje këndi

75’ Kapiteni Johansen bëhet lojtari i parë që ndëshkohet. Norvegjezi i ndërhyn nga mbrapa Grezdës në kundërsulm

70’ GOL Norvegjia. Pas një krosi shënon me kokë Rosted


68’ Pas një krosi në zonë topi mbetet në zonë dhe përfiton Ajeti i cili godet por topi ndalet nga mbrojtja. Në vazhdim tenton edhe Xhaka por goditja potente përfundon mbi traun e portës.

64’ Dy zëvendësime të njëpasnjëshme te Shqipëria. Armando Sadiku i lë lojën Andi Lilës, ndërsa Bujar Lika merr vendin e Hysajt

54′ Ndizet “Elbasan Arena”. Sadiku godet me kokë pas krosimin në krahun e majtë, duke krijuar iluzionin e golit.

50′ Tjetër moment i vështirë për Kombëtaren, teksa gjuajtja e rrezikshme nga Elyounusi ndalet nga Ajeti.

46′ Nis pjesa e dytë. Balaj futet në vendin e Roshit, ndërsa shiritin e kapitenit e merr Mavraj.

45+2′ Përfundon pjesa e parë. Largoher Roshi, vendin e tij e ze Balaj. Shiriti i kapitenit i kalon Mavrajt.

44’ Kamer Qaka del nga loja për shkak dëmtimi. Vendin e tij e merr Keidi Bare i cili debuton për herë të parë me Kombëtaren A

40’ Ajeti ka bërë një ndërhyrje vendimtare duke larguar një top dy metra larg portës i cili nëse devijohej nga Johnesen me shumë mundësi do të përfundonte gol

34’ Grezda futet bukur në zonë duke dhënë një top në qendër por aty nuk gjendet askush për të goditur drejt portës

29’ Mohamed El Younussi godet nga shumë afër portës por Strakosha tregon reflekset duke shpëtuar portën nga një rast shumë i rrezikshëm

25’ El Younussi gjuan nga brenda zone, por goditja shkon shumë larg portws

23’ Shqipëria lëviz bukur në sulm me Roshin, Sadikun dhe Xhakën, por është ky i fundit që nuk kroson siç duhet në zonë. Gjithsesi duartrokitet nga Panucci

16′ Norvegjezët bëjnë 3 tentativa radhazi në zonën tonë por Mavraj dhe Ajeti largojnë rrezikun

14’ Grezda fut një top të ulët në zonë por mbrojtja norvegjeze është vigjilente duke mos e lënë të shkojë te Sadiku

10’ Strakosha bën një dalje jo shumë të sigurtë. Topi devijohet te kundërshtarët por nuk arrijnë të godasin

8’ Një tjetër moment i rrezikshëm në portën tonë. Fatmirësisht Mohamed Elyuonusi nuk arrin të kontrollojë topin

3’ Johanson shumë pranë golit. Një gabim i Ajetit në mesfushë dhe lojtari i Norvegjisë avancon duke konkretizuar me një goditje, që fatmirësisht përfundoi jashtë porte.

1′ Ka nisur ndeshja miqësore në “Elbasan Arena”

18:50–Në “Elbasan Arena” duket se do të kemi një propozim për martesë. Në një banderolë në tribunat anësore shkruhet “a je gati”, “mendohu mirë”, “shihemi në dasmë”.
mendohu mire

Një nga anëtarët e grupit “Tifozat Kuq e Zi” ka shkruar: “Përshëndetje çuna. Grupi ynë, siç e dini, vazhdon të jetë në bojkot. Sot kryesia jonë ka vendos që të futemi në stadium 30 minuta pasi njëri prej anëtarëve të kryesisë do t’i bëjë propozim për martesë nuses së tij. Biletat do t’i blejmë rrugës për në stadium. Kush dëshiron të vijë në orën 5, takohemi te lloto. Mbasi të dalim nga stadiumi, të gjithë bashkë do ta shikojmë ndeshjen në lokal”.

18:29—Futbollistët kanë dalë në nxehmje. Tani që janë bërë publike dhe formacionet ato stërviten në grupe. 11 titullare veçmas dhe pjesa tjetër veçmas
Shqiperi-Norvegji (1)

Shqiperi-Norvegji (3)

18:15– Janë bërë publike fomacionet zyratre të të dyjave skuadrave

Shqipëria: Strakosha, Mavraj, Ajeti, Hysaj, Aliji, Xhaka, Qaka, Ramadani, Roshi, Grezda, Sadiku

Norvegjia: Noland, Svensson, Nordtveit, Ajer, Melind, Odegaard, Henriksen, Joanseen, Mohamed Elyuonusi, Tarik Elyuonusi, Johnsen
29541396_1799539826774140_4298196993226773727_n
18:00--Pamje nga dhomat e zhveshjes së Shqipërisë

 

 

 

17:40–Fusha e stadiumit është në gjendje perfekte, ndryshe nga “Selman Stërmasi” ku u stërvit kombëtarja norvegjeze

17:30—Në stadiumin “Elbasan Arena” kanë mbërritur të dyja kombëtaret ashtu edhe 4 e gjyqtarëve maltezë

17:10–Pranë stadiumnit kanë filluar lëvizjet e tifozëve. Ata janë duke u afruar për t’u futur në stadium, ndërkohë që të tjerë vijojnë të blejnë bileta në sportel

 

 

Policia-470x264
16:20–Para stadiumit janë rreshtuar forcat e policisë të cilës janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e takimit.

Biletaria-470x264
16:00–Interesimi për sfidën miqësore të Kombëtares duket i vakët. Në biletarinë e “Elbasan Arenas” nuk janë më shumë se 30 persona kur duhen afërsisht edhe 2 orë nga fillimi ndeshjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas