ShowBiz

7 gjërat që duhet t’i pastroni shpesh në shtëpi!

Pastrimi i shtëpisë pas largimit të dimrit dhe ardhjes së pranverës është një ritual që të gjithë amvisat  e praktikojnë. Ju pastroni dhomat, kuzhinën, tualetin etj. Mund të keni ndryshuar sfungjerët e enëve, por kur ka qenë hera e fundit që keni pastruar çelësin e dritës?

Studimet kanë treguar që në shtëpi ndodhen shumë gjëra që përmbajnë mikrobe dhe baktere të ndryshme.



Ju jeni të rrethuar nga një mori bakteresh dhe virusesh, dhe është e rëndësishme të dini që jo të gjithë të sëmurin.

Gjithsesi, dritare.net ka sjellë disa gjëra që duhet patjetër të pastrohen shpesh në shtëpinë tuaj. Bakteret dhe mikrobet nuk mund t’i vërejmë, por sasia e tyre është e lartë.

Pjatalarësja

Pjatalarësja lan enët, por kush e lan pjatalarësen?

Ju mendoni se temperaturat e larta të aparatit janë të mjaftueshme për pastrimin e pjatalarësit, por studimet kanë treguar se pjatalarësja ka një mjedis që përmban mikrobe. Mikrobet ndodhen te gomat e rondelave. Vjetërsia e makinerisë dhe uji janë faktor të bollëkut të mikrobeve në çdo pajisje. Një fakt tjetër që dritare.net sjell është se organizmi juaj mund të trajtojë mikrobet që ndodhen në pjatalarëse.

Lodrat e dushit të fëmijëve tuaj

Një ekip studiuesish në SHBA dhe Zvicër studiuan 19 lodra për dush “të përdorura në kushte normale”. Hulumtuesit gjetën kërpudha në 58%  të tyre.

Ata thanë se materialet plastike të lodrës, cilësinë e ujit dhe produktet e kujdesit si shampo apo shampo e trupit mund të jenë fajtorët për baktere.

Mbajtësja e furçave të dhëmbëve

Është shumë mirë që ju ndryshoni furçën e dhëmbëve shpesh, por mos harroni dhe mbajtësen e fuçave ta pastroni çdo tre ose katër herë në muaj. Kjo, sepse furça juaj qëndron aty gjatë gjithë ditës.

Sigurohuni t’i pastroni mirë sepse bakteret që ndodhen aty janë të rrezikshëm për shëndetin tuaj.

Çelësi i dritës

Është një pajisje shumë e vogël dhe ju mbase kur pastroni, harroni ta fshini atë. Duhet të jeni shumë të kujdeshëm sepse bakteret që gjenden aty janë të rrezikshëm për shëndetin dhe duke qenë se ka zona që janë të vështira për t’u pastruar bateri është i zhvilluar dhe ka rrezik për ju, informon dritare.net

Celulari juaj

Celulari është pajisje që ju e mbani në dorë më shumë se çdo gjë tjetër, dhe do një pastrim të mirë. Celularët kanë një nivel të lartë të ndotjes më baktere patogjene. Dritare.net informon se celularët mbajnë 10 herë më shumë baktere se shumica e ambienteve të tualeteve.

Portofoli juaj

Edhe sikur të përdorësh vetëm kartat e kreditit ose të debitit për të paguar gjëra, portofoli juaj ka pasur disa herë para letre. Dhe faturat janë mjaft të ndyra sepse ndotin kartat dhe gjithçka ndodhet në portofol. Bakteret dhe kërpudhat mund të shkaktojnë infeksione të njerëzit që nuk janë imun.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas