Kronika, Kryesore

66.000 euro dhe… Çfarë iu gjet në banesë të kërkuarit për trafik ndërkombëtar droge

Karabinierët e Pulsano-s në Itali kanë arrestuar 34-vjeçarin shqiptar Feim Lamaj, pasi ndaj tij rëndonte një urdhër-arresti e firmosur nga Gjykata e Bolonjas, raportojnë këtë të premte mediat italiane.

Feim Lamaj
Feim Lamaj

Ai akuzohet për përfshirje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge.



Sipas të njëjtave burime: Gjatë një patrullimi në qendër të komunës, efektivët vunë re një prezencë të shumtë personash në një banesë. Duke pasur dyshime se aty mund të zhvillohej aktiviteti kriminal i trafikut të drogës vendosën të kryenin një kontroll.

Në banesë ishte 34-vjeçari dhe një 23-vjeçar shqiptar.

Carabiniere-materiale-in-sequestro

Të dy u shoqëruan në komisariat. Pas verifikimeve, 23-vjeçari u procedua në gjendje të lirë për ndihmë ndaj personave në kërkim. Ndërsa Lamaj u dërgua në burg.

Gjatë kontrollit të banesës, karabinierët sekuestruan dy detektorë GPS, dy telefona celularë, një bllok shënimesh, 166.000 euro KESH si dhe një pasaportë dhe një dokument identiteti, me të njëjtin emër por mbiemër tjetër, që dyshohet se janë përdorur nga 34-vjeçari për tu shpëtuar kontrolleve policore. Megjithatë, verifikimi përmes shenjave të gishtave bëri të mundur zbulimin e identitetit të vërtetë të shqiptarit në kërkim.

Sipas hetimit që nisi në vitin 2015, Lamaj është në kërkim pasi akuzohet si pjesë e një organizate që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali me avionë ultra të lehtë. Vetëm në një rast, 120 kilogramë marihuanë iu sekuestruan grupit. Droga u kap më gusht 2015 në Ostuni të Italisë, pas transportit me një avion nga Shqipëria.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas