Kryesore

‘613 kg kokainë’, policia jep detaje: Ja si u arrestua Arbër Çekaj

Policia shqiptare ka konfirmuar lajmin për arrestimin në Gjermani të Arbër Cekajt, pronari i kompanisë Arbri Garden, e cila ishte porositesja e kontenierit me banane nga Kolumbia, brenda të cilit u kap sasia rekord e kokainës ndonjëherë në vendin tonë. Në hetimin e sasisë rekord të kokainës që u kap në Durrës janë përfshirë edhe agjenci të huaja si dhe DEA amerikane pasi ka dyshime se në këtë sipërmarrje janë përfshirë grupe kriminale që operojnë brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.

NJOFTIMI I POLICISE



Ne kuader te bashkepunimit me agjencite e huaja ligjzbatuese, dhe konkretisht ate gjermane, eshte bere e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arber Çekaj.

Arber Çekaj eshte pronari i firmes Arbi Garden ku u sekuestruan 613 kg kokaine ne kuader te operacionit “Last snow”.

U shkembye informacion ne kohe rekord midis Policise se Shtetit dhe agjencive te tjera si dhe me Prokurorine e Krimeve te Renda.

Ky shtetas eshte kapur ne nje province prane Dysedorfit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas