Aktualitet, Kryesore

600 mijë refugjatët në Shqipëri dhe dashuria në vyshkje ndaj BE

Mediat gjermane thuajse e kanë konfirmuar se Shqipëria do jetë vendi që do presë të paktën 600 mijë azilkërkues të refuzuar nga Perëndimi.

Një zyrtar i qeverisë shqiptare thotë se Shqipëria mund ta bëjë diçka të tillë duke sjellë në kujtesë historinë e luftës së Kosovës.



Megjithatë kritikët thonë se qeveria po e bën këtë thjesht për të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave.

Opozita po i mëshon kësaj historie për të fituar pikë politike.

Në fund problemin do e kenë mbi shpinë shqiptarët e “besës”, që do presin mijëra refugjatë duke u habitur se si vende shumë me të mëdha e të pasura nuk i mbajnë dot.

Kjo padrejtësi do i nxisë të besojnë se anëtarësimi në BE qenka vetëm me interesa në kurriz të të tjerëve, duke ulur simpatinë për unionin. Një sondazh i para pak ditëve tregon se mbështetja ndaj BE po bie në vendin tonë.

Qeveria nga ana e saj do jetë e lumtur pasi do tregojë se ajo i ka bërë detyrat, por BE po i kërkon gjëra shtesë kaq të vështira.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas