Kryesore, ShowBiz

6 shenja që tregojnë se ai nuk është për ty

Nga Jen Kim, Psychology Today

Ja si ta kuptoni që ai nuk bën për ty



E di që e urreni këtë frazë. Unë e urrej më shumë. Kryesisht, sepse është e vërtetë – edhe kur ne e mohojmë plotësisht këtë. Më vjen keq, por nëse ai nuk ju merr në telefon, kjo nuk ndodh sepse të gjithë gishtërinjtë e tij janë copëtuar në një incident tek po shkruante një mesazh ose është në gjendje koma diku. Është për shkak se ai nuk ju pëlqen ose nuk ju pëlqen mjaftueshëm për t’ju telefonuar.

Duhet të jeni të vetëdijshme se edhe pse mund të shijoni një dashuri të zjarrtë, gjërat mund të jenë krejt ndryshe.

Shpesh, më pyesin për flamujt e kuq në takime dhe lidhje. Nga përvoja personale dhe ato të shumë zonjave që unë njoh, kam përpiluar disa sinjale paralajmëruese për të parë dhe për t’u marrë me to. Si gjithmonë, ka përjashtime, por unë kurrë nuk jam përjashtim, dhe ndoshta, as ju.

1.Ai flet për ish-in e tij shpesh. Është mirë të përmendësh ndonjëherë ish-in në kontekste shumë neutrale, p.sh., ‘ish-i im do mbajë fëmijët këtë javë’. Por, duke folur vazhdimisht për marrëdhëniet e mëparshme është problematike dhe mund të nënkuptojë gjithashtu se ka ende disa çështje të pazgjidhura që mbeten në kokë, pavarësisht nëse është tërbim, pakënaqësi apo dyshim. Ky rregull vlen edhe për ju. Mos e përmendni jetën tuaj të mëparshme të dashurisë dhe përmbajtjen e saj, duke përfshirë: emrat e kafshëve, urdhrat kufizues ose madhësinë e penisit.

Terapisti i marrëdhënieve Dr. Turndorf sugjeron, nëse ai e përmend ish-in dhe ju shqetëson, flisni dhe thoni diçka: “Mënyra efektive e trajtimit të kësaj është ta pyesni nëse ai e di se si ndihet kur e përmend temën e ish-it të tij? A ndihet i lënduar? A ndihet i zemëruar?” Nëse problemet e tij vazhdojnë, mbajeni në mendje se ju nuk jeni të detyruar t’i përjetoni ato pasoja.

Në fillim të një marrëdhënieje, secila palë duhet të ketë në mënyrë ideale një propozim të pastër dhe të jetë në sjelljen e tyre më të mirë, në vend që të tregojë bagazhin e tyre si një simbol nderi.

2.Ai ju thotë se nuk është gati për një marrëdhënie. Unë nuk mund ta besoj se sa herë kam dëgjuar që gratë e hedhin poshtë këtë deklaratë dhe vazhdojnë të shkojnë pas burrave që nuk janë të interesuar për to. Këta njerëz do t’ju thonë se nuk duan të angazhohen me ju, por ju jeni aty për ata, duke u pjekur atyre biskota, duke shijuar gjumin e zhveshur dhe duke u mburrur te të gjitha shoqet tuaja se çfarë mashkulli keni. Sepse mendoni që, ‘sapo ta kuptojë sa të mrekullueshme jeni, ai me siguri do angazhohet në një lidhje me ju’.

Nëse ky është rasti juaj, ju lutem gjeni dikë që t’ju kthejë përsëri në realitet. E vërteta është që ai nuk dëshiron një marrëdhënie (është njësoj sikur të mos jeni gati për një të tillë), madje edhe me dikë aq të këndshme dhe të mrekullueshme siç jeni ju. Dhe nuk duhet ta humbisni kohën tuaj duke u përpjekur ta bindni atë, sepse mendja e tij është vendosur tashmë. Piqni biskota për dikë që kujdeset për ju – si p.sh ai miku që ju ndihmon të jeni me këmbë në tokë.

Unë kam qenë në këtë situatë më parë, duke pritur atë si një idiote. Eshtë e panevojshme të them, që pritja ishte e kotë sepse një gjë e tillë kuptohet.

3.Ai dëshiron të hyjë në një marrëdhënie menjëherë. Refuzimi për t’u zotuar për ju nuk është një gjë e mirë, por as të hysh në një marrëdhënie me shpejtësi rrufe nga ana tjetër nuk është aspak e mirë. Merreni shtruar, ju nuk jeni Benjamin Button – nuk keni pesë minuta kohë që të bini në dashuri dhe të bëni një bebe. Nëse personi që po njihni ju thotë se ai ju do apo dëshiron të angazhohet, pak pas takimit të parë, diçka nuk shkon. (Përveç nëse sigurisht, edhe ju e doni diçka të tillë, dhe është dashuri me shikim të parë për të dy.)

Unë në fakt e njoh një djalë, i cili i kërkoi një vajze që të ishte e dashura e tij gjatë takimit të parë, pastaj u nda me të dy javë më vonë, sepse e kuptoi se ishte ‘e mërzitshme’. Unë jam e habitur nëse ai madje do dinte diçka përveç emrit të saj në atë pikë. Marrëdhëniet mund të kenë sukses kur ekziston një themel për ta mbështetur atë, siç janë interesat dhe përvojat e përbashkëta. Vetëm për shkak se të dy porosisni sallatën Çezar, nuk ju bën të përputhshëm.

Në mënyrë të ngjashme, eksperti i marrëdhënieve dhe autori Lynn Harris këshillon kundër të thënurit “Të dua” para kohe: ‘Herën e parë që ju duket sikur e thoni atë, numëroni në dhjetë, shkoni në shtëpi dhe thuajani maces tuaj’. Ju nuk do donit ta ngatërroni dashurinë me një mbrëmje vërtet romantike ose një natë fantastike në shtrat.

4.Ai ende nuk ju ka kërkuar që të dilni. Kjo duhet të jetë një e dhënë, por unë nuk mund t’ju them se sa herë kam dëgjuar njerëz që kanë shkëmbyer mesazhe për muaj dhe muaj të tërë para se të bëhej ndonjë përpjekje për kontakt fizik. Nëse kërkoni një flirtim të butë ose një marrëdhënie virtuale, të shkëmbesh mesazhe është mirë – por nëse doni diçka më shumë, atëherë ai duhet të bëjë një lëvizje në jetën reale. Nëse jeni në një pikë ku nuk dëshironi të prisni më, ndaloni së prituri. Nuk duhet të detyrosh dikë që të të kërkojë të dilni.

5.Ai nuk ju lejon të prekni telefonin e tij. Kjo është gjithashtu një e dhënë, sipas mendimit tim. Por unë kam parë dëshmitë e marrëdhënieve në të cilat telefonat janë pronë private, të mbyllur dhe të ruajtur me sisteme ushtarake të mbrojtjes. Nëse partneri juaj ka probleme rreth lejimit që të shikoni telefonin e tij, atëherë gjasat janë që ai fsheh diçka. Unë nuk po them se çiftet duhet të ndajnë fjalëkalimet ose t’i përgjigjen telefonatave të njëri-tjetrit, por ju nuk duhet të ndiheni sikur partneri po mban të fshehtë diçka të rëndësishme nga ju. Nëse ndiheni dyshues për diçka, tregojani atij. Ndoshta ai ka një justifikim të madh, sikur të ishte në CIA ose duke u ruajtur nga mafia. Është më mirë se sa të zbuloni fotografi të zhveshura të ishit të tij më vonë.

6.Ai nuk ju jep flutura në stomak. Ai mund të ketë një karrierë të shkëlqyer, një apartament të bukur me dysheme parketi, një zemër humanitare dhe six pack, por nëse ai nuk e bën zemrën tënde të ngrohtë, ai nuk është i duhuri.

Kimia nuk është e menjëhershme – nganjëherë, mund të zbulohet gradualisht, si në këto situata. Por, pas një pike të caktuar, do të dini nëse kjo shkëndijë mungon. Dhe nëse është kështu, ji i butë dhe i sjellshëm. Në fund të fundit, a do donit të zhgënjeheshit rëndë kur të kuptonit që nuk është i duhuri me vonesë?

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas