Kronika

6 mijë paund për në Britani, si i trafikonte banda shqiptarët nëpër det

Anëtarët e një bande të kontrabandës së njerëzve janë shpallur fajtorë për përpjekjen për të sjellë emigrantë shqiptarë në anije nëpërmjet Kanalit Anglez në Kent.

Burrat përdorën katër anije për të trafikuar njerëz nga Franca në bregun jugor të Anglisë dhe më vonë përdornin skafet për të bërë kalimin e mëtejshëm.



Pas një gjyqi të gjatë në Bailey, gjashtë burra nga banda e transportit me bazë në Kent dhe “agjentët e udhëtimit” të tyre shqiptarë u dënuan për kontrabandën e njerëzve.

Kur anijet hasnin në probleme apo paraqitej rrezik, ata përdornin skafe për të transportuar emigrantët.

Gjykata dëgjoi se emigrantët, përfshirë burrat, gratë dhe fëmijët, paguan deri në 6,000 paund secili për të udhëtuar nëpër Kanalin Anglez.

Banda kishte pak përvojë në shëtitje me varkë dhe padyshim nuk i njihte rreziqet që i bënin viktimave të tyre.

Në muajt para arrestimeve të tyre, grupi bëri disa përpjekje të pasuksesshme për të transportuar emigrantë anembanë Kanalit.

Në një rast në maj 2016 pothuajse trafikimi përfundoi në tragjedi, kur banda, nën vëzhgimin e agjentëve të NCA, mori 18 emigrantë nga Franca – duke përfshirë dy fëmijë të moshës 16 dhe 17 vjeç dhe një grua.

Në udhëtimin drejt Britanisë, anija e tyre doli jashtë kontrollit dhe emigrantët u detyruan të fillonin shpëtimin pasi uji i detit po futej brenda saj.

Në korrik 2016, dy kontrabandistë, Mark Stribling, 35 vjeç, nga Farningham, Kent dhe Robert Stilwell, 33 vjeç, nga Dartford, Kent, u burgosën.

Të pakënaqur, anëtarët e tjerë të bandës blenë një anije tjetër më të madhe nga Southampton, të cilën ata e quajtën “Varkë me asnjë emër”, shkruan “Independent”.

Më 25 korrik, anëtari tjetër i bandës, Albert Letchford, mori drejtimin e anijes, por u përplasi në det dhe u kthye prapa.

Të dënuarit, janë dy britanikë babë e bir, Leonard dhe Alfie Powell, Wayne Bath Albert Letchfor, si dhe dy shqiptarët, Sabah Dulaj, 39 vjeç dhe Artur Nutaj, 23 vjeç.

Djali tjetër i Leonard Powell, George, pranoi fajësinë për rolin e tij në këtë organizatë kriminale më 15 Maj.

Dy të tjerë, Alan Viles dhe Francis Wade u shpallën të pafajshëm.

Hetuesi i lartë i NCA Mark McCormack tha se banda e kontrabandës ishte e rrezikshme për shkak të paaftësisë së saj, pasi rrezikon jetën e emigrantëve duke mos ditur asgjë rreth lundrimit dhe duke mos përdorur as radarë dhe as drita.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas