Media

‘55News.al’ një dritare e re e lajmit të lire në internet

Po të klikoni www.55news.al do t’u shfaqet portal më i ri shqiptar i hapur vetëm dje. Ky portal është pjesë e mediave të reja online, të pavarura dhe të lira.

“55News.al” tashmë do të jetë një dritare e re për qytetarët dhe të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, ku ata mund të gjejnë të gjitha lajmet nga Shqipëria, Kosova, Rajoni e Bota.



Por edhe lexuesit e dikurshëm dhe të sotëm të të përditshmes “Gazeta 55”, kanë edhe një version online tashmë në këtë portal të ri, i cili vijon traditën e shtypit të lirë dhe pozitar.

Me lajme të të gjithë tipeve dhe formateve online, lexuesit mund ta kenë këtë dritare të re mediatike, një mike dhe aleate në mbrojtje të të drejtave të tyre në Shqipëri.

Ky portal i fjalës së lirë vjen në një kohë kur vetëm dy ditë më parë, raporti i “Freedom House” për Lirinë e Mediave, e cilësonte Shqipërinë si një vend me liri të kufizuara të mediave dhe me gazetarë të varfër, që punojnë nën presionin e censurës dhe trysnisë politike./Mapo.al/

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas