ShowBiz

50 vjeçe shtatzënë, këngëtarja shqiptare surprizon bashkëshortin në emision

Naim Abazi, ka qenë i ftuar në emisionin “1 kafe me Labin”. Abazi prej vitesh është i martuar me këngëtaren e mirënjohur Mihrije Braha, e nga martesa e tyre kanë një djalë, Platorin.

Gjatë emisionit, Mihrije i solli një letër surprizë bashkëshortit të saj në studio. Sigurisht që Naimi duhej ta lexonte me zë.



“Para dy ditësh kuptova se Platori do të bëhet me vëlla, dhe ti do të bëhesh baba”,- shkruante ajo. Kur lexoi këto fjalë ai mbeti i surprizuar nga ky lajm, të cilin dukshëm nuk e priste.

“Është shumë interesante sepse e kemi biseduar dhe kemi thënë s’mundet,- shprehet Naimi- është e jashtëzakonshme, nuk mund t’a përshkruaj. Nuk e di a e din Platori? S’po mundem të vij në vete”.

Por prezantuesi i emisionit i ka treguar se data shënonte 1 prill dhe ky ishte një rreng i bërë për të.

Naimi ka filluar të qeshë i befasuar dhe me shaka shtoi: “Po ju zbuluat diçka tjetër, që unë me Mihrijen e kemi biseduar këtë. Më keni borxh të dy”.

<
>
mihrije-braha-020b-by-avniselmani-500-avip-800x478 miki3_1455485752-7174035-650x358 mmmm_1491137095-4615406-480x338 naimi-mihrie mihrie

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas