Kronika, Kryesore

“50 mijë lekë ose të arrestoj”: Prangoset oficeri i denoncuar nga ‘Fiks Fare’

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka vënë në pranga oficerin e policisë gjyqësore në Gramsh pas denoncimit në emisionin investigativ Fiks Fare në Top Channel.

Në pranga është vënë shtetasi Agron Zeka, i cili akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.



Mbrëmjen e së enjtes, “Fiks Fare” denoncoi skandalin në Komisariatin e Gramshit, ku oficeri i Policisë Gjyqësore i ka kërkuar dhe i ka marrë 50 mijë lekë një qytetari, duke i ushtruar presion se nëse nuk paguante do ta arrestonte.

Aleksandër Boçi, nga fshati Kërpicë i Gramshit, rrëfeu rastin në emisionin investigativ, duke deklaruar se presioni i është ushtruar brenda Komisariatit dhe ai është detyruar të paguante, sepse i duhej të mbante gruan me 4 fëmijë, si i vetmi krah pune në familje.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas