Kronika

5 kallëzime të reja drejtoreshës

liza tabaku me djalinPas vendimit të Gjykatës së Lushnjës që caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për drejtoreshën e Arsimit, Liza Tabaku, prokuroria e këtij qyteti ka siguruar informacione të tjera për veprimtarinë e dyshuar si korruptive të drejtoreshës.

Sipas burimeve të prokurorisë mësohet se gjatë ditës së djeshme, në prokurori janë paraqitur persona të tjerë, të cilët kanë kallëzuar kërkesat për ryshfet të Tabakut për transferimet e mësuesve.



Janë të paktën pesë mësues që kanë deklaruar në prokurori se drejtoresha iu ka kërkuar shuma të konsiderueshme parash, të cilat kapin vlerën e 2-5 mijë eurove për transferime apo emërime në detyrë.

Kallëzimet e reja janë bërë pas kërkesës së prokurorisë për denoncimin e rasteve abuzive nga mësuesit, të cilëve u është premtuar se nuk do të ndiqen penalisht nëse rrëfejnë kërkesat për ryshfet.

Sipas burimeve të prokurorisë mësohet se drejtoresha e Arsimit, një pjesë të mirë të parave që merrte në këmbim të punësimit të mësuesve i mbante në banesën e saj.

Nga kontrollet që janë bërë në shtëpinë e saj rezulton se ajo i fshihte lekët në vende të ndryshme dhe shuma e sekuestruar i është gjetur në rrobat e shtëpisë, në divane dhe në sirtarë.

“Në vijim të veprimeve të para hetimore është ushtruar kontroll në banesën e shtetases Liza Tabaku, gjatë të cilit janë gjetur shuma të konsiderueshme lekësh dhe valute (euro), të shpërndarë në disa zarfe, të cilat kishin mbishkrime emrash të ndryshëm. Gjithashtu, gjatë kontrollit është gjetur dhe një certifikatë për vërtetim pronësie për një apartament të regjistruar në emër të shtetases Liza Tabaku, me vendndodhje në qytetin e Tiranës, në lagjen Yzberisht”, tha prokuroria, e cila konfirmon se hetimet ndaj Tabakut vijojnë për zbulimin e të gjitha rasteve të dyshuara si korruptive.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas