Ekonomi, Kryesore

40 vende pune pranë Drejtorisë së Doganave. Kriteret dhe afati i fundit për aplikim

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka shpallur  40 vende vakante për punësimin me kontratë të përkohshme në pozicionin punonjës shërbimi pranë këtij institucioni (kategoria D2). Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë një sërë kriteresh, të cilat përfshijnë:

  • Të kenë shtetësi shqiptare
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar
  • Të gëzojnë shëndet të mirë për të kryer detyrat e tyre
  • Të mos kenë qenë të dënuar për krime dhe që nuk gjykohen për një çështje penale në ngarkim të tyre
  • Të mos kenë qenë pushuar ndonjëherë më parë nga puna për thyerje të disiplinës ose shkelje të tjera serioze
  • Të kenë arsim të lartë diplomë të nivelit Bachelor
  • Të kenë njohuri në përdorimin e kompjuterit
  • Të kenë njohuri të një gjuhe të huaj

Sa i takon përshkrimit të punës, punonjësit do të kryejnë kontrolle në terren për pajisjen me pulla fiskale të vendosura në produktet e akcizës, kryerjen e detyrave sipas nevojave të DPD, si dhënien e informacioneve lidhur me shërbimet e ofruara për subjektet dhe qytetarët nga autoritetet doganore.



Ndërkohë, kandidatët po ashtu duhet të dorëzojnë një listë me dokumenta, konkretisht:

  • Kërkesë për marrje pjesë në konkurrim
  • Curriculum Vitae (CV)
  • Diplomë të nivelit Bachelor të noterizuar
  • Kartë identitetit
  • Fotokopje të kurseve kualifikuese

Kandidatët që nuk plotësojnë kriteret e renditura më sipër s’kualifikohen nga konkurrimi. Sa i përzgjedhjes, sipas DPD ajo do të bëhet bazuar në vlerësimin e dosjes personale të kandidatëve. Këta të fundit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar brenda datës 28 shtator, ora 16:00 pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të DPD-së.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas