Shëndeti

4 simptomat e panjohura të kancerit të gjirit që mjekët këshillojnë t’u kushtoni rëndësinë e duhur

Shumë gra të diagnostikuara me kancer të gjirit ndajnë një përjetim të përbashkët: Ato kanë ndierë një gjëndër, e cila rezultoi të ishte kanceroze. Por, gjëndra nuk është simptoma e vetme e kancerit të gjirit. Një studim i prezantuar nga Instituti Kombëtar për Hulumtimin e Kancerit, në Britani, tregoi se 1 në 6 femra të diagnostikuara me kancer të gjirit kishin ndierë fillimisht simptoma të ndryshme nga gjëndra. Duke qenë se shumë pak femra kanë ifnromacione në lidhje me këto simptoma të hershme të kancerit të gjirit, përfundojnë duke u diagnostikuar në fazat e fundit të sëmundjes. Ja cilat janë disa nga simptomat e para të kancerit të gjirit për të cilat mund të mos keni dëgjuar më parë:

Gropëza në lëkurë/ Një njollë në lëkurë që duket si gropëz mund të sinjalizojë për kancer të gjirit. Në këtë rast kanceri ngjitet pas indeve të gjirit dhe i tërheq ato brenda, duke shkaktuar ndryshime në lëkurë që e bëjnë gjoksin të duket sikur është mbuluar me një lëkurë portokalli.



Ënjtje/ Ndonjëherë gjëndra mund të fshihet nën lëkurë dhe një grua nuk mund ta ndiejë atë. Ajo mund të ndryshojë formën dhe madhësinë e gjoksit, dhe mund të shkaktojë edhe dhimbje, që vetëm 6% e grave në studimin e fundit e përmendën këtë fakt.

Ndryshime të thithkës së gjirit/ Disa lloje kanceri të gjirit mund të shkaktojnë inversion apo mbledhje të thithkës, kur thithka tërhiqet pas. Zakonsiht kjo ndodh për shkak të masës kancerogjene që po rritet brenda gjirit dhe që ndryshon formën e këtij të fundit. Në studimin e fundit, 7% e garve të diagnostikuara me kancer të gjirit raportuan ndryshme në thithkën e gjirit.

Shkarkim të thithkës/ Një tjetër anomali e mundshme me thithkën e gjirit mund të jetë rrjedhja e një lëngu që nuk është qumësht gjiri. Është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek nëse shkarkimi vjen pa e prekur apo shtrydhur gjoksin, sidomos nëse është me gjak dhe prek vetëm njërën anë. Burimi: Women’s Health

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas