Aktualitet, Kryesore

37 mijë maturantë në testim, preferencë kryesore mbetet Juridiku

Sipërmarrja duket se nuk po i tërheq shumë të rinjtë të cilët duan të vijojnë studimet e larta.

Maturantët, të cilët iu nënshtruan provimit të parë për gjuhën e huaj, të pyetur nga televizioni Scan, radhitën në krye të preferencave Juridikun, Shkencat Sociale dhe Mjekësinë duke lënë Ekonomikun ndryshe nga vitet e tjera si alternativë plotësuese.



Gjuha e huaj ishte provimi i parë i detyrueshëm.

Testi vlerësohet me 50 pikë me 25 pyetje gjithsej të cilat u vlerësuan si jo të  vështira nga maturantët.

Letërsia, matematika dhe ato me zgjedhje janë provimet që pritet t’i nënshtrohen në ditët në vijim 37 mijë maturantë në mbarë vendin.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas