Kronika, Kryesore

32-vjeçari në Bulqizë u zhduk pa lënë gjurmë, bashkëshortja apel për ndihmë: E kërkojnë fëmijët…

Familjarët humbin kontaktet, shpallet i zhdukur 32-vjeçari nga Bulqiza. Familja e Artur Lleshit, banor i fshatit Zogjaj, nuk ka asnjë kontakt me babain e tre fëmijëve që prej pesë muajsh. Lleshi është nisur me datë 10 prill për të shkuar në Maqedoni ku dhe punonte prej 3 vitesh në Gostivar si çoban dhe që prej asaj date nuk ka pasur asnjë telefonatë apo mundësi tjetër komunikimi me familjen.

Bashkëshortja, Leonora Lleshi, shprehet se Arturi ka ardhur në Shqipëri më 2 prill dhe tetë ditë më pas është nisur përsëri drejt Maqedonisë. “Jemi shumë të shqetësuar për fatin e Turit. Të afërmit tanë kanë udhëtuar drejt Gostivarit dhe kanë kërkuar ta takojnë aty ku ai punonte, por pronarët ku ai punonte janë shprehur se nuk ndodhet aty. Është hera e parë që ne nuk lidhemi për një periudhë kaq të gjatë.



Jemi interesuar edhe pranë Policisë së shtetit fqinj dhe nuk kemi marrë një përgjigje. Edhe këtu në Komisariatin e Bulqizës kemi kërkuar ndihmë. Fëmijët kërkojnë babin e tyre”, shprehet bashkëshortja e Artur Lleshit. Ndërsa i vëllai i Arturit, Lulzimi, thotë se është interesuar në Maqedoni e Kosovë, por nuk ka asnjë shenjë të Arturit. Lulzimi ka bërë denoncime në dy shtetet fqinje si dhe në Policinë e Bulqizës, por nuk ka marrë asnjë përgjigje deri tani.

Vetë Lulzimi pohon se familja nuk ka konflikte me askënd e po ashtu edhe vëllai i tij. Apeli shkon për shtetin shqiptar, që të ndërhyjë për gjetjen e vëllait të tij. Ai lutet që autoritetet shqiptare apo persona që kanë dijeni për Arturin të njoftojnë familjen në Bulqizë. Një “legjendë” është dëgjuar nga ana e tyre, por nuk dihet si është e vërteta.

“Thonë se disa shqiptarë mbahen në malet e Gostivarit nga pronarë që shfrytëzojnë pyjet. U merren telefonat dhe nuk i lejojnë të komunikojnë me të afërmit. Nuk dimë sa e vërtetë është kjo, por ne kërkojmë ndihmën e Policisë shqiptare”, thonë të afërm të familjes Lleshi. Familja e të zhdukurit Artur Lleshi është zhvendosur nga fshati Zogjaj në qytetin e Bulqizës që pas humbjes së kontakteve me kryefamiljarin.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas