Kryesore, Politika

31 amendamentet e PD për buxhetin

berisha amendamentDemokratët kërkojnë përmes amendamenteve mosrritjen e çmimit të energjisë, mosrritjen e taksës së qarkullimit, uljen e shpenzimeve qeveritare, si dhe rritjen e pagave, pensioneve dhe investimeve publike

 



Deputetët e Partisë Demokratike prezantuan mbrëmë përmes një mbledhjeje të gjerë 31 amendamente për projektbuxhetin e vitit 2015.

Këto amendamente synojnë rivendosjen e taksës së sheshtë 10 për qind për të ardhurat  (përfshirë edhe pagat që ndryshuan vitin e kaluar) dhe jo rritjen e tyre në 15%, heqjen e akcizës së naftës për bujqësinë dhe taksës së qarkullimit për produktet bujqësore, uljen e tatim-fitimit nga 15% në 10%, siç ka qenë më përpara, kërkesë kjo e vetë biznesit, bërjen realitet të premtimeve elektorale: legalizim falas, shëndetësi falas, rroga e 13-të për nëpunësit, dëmshpërblim për të përndjekurit politikë.

Demokratët kërkojnë gjithashtu mosrritjen e çmimit të energjisë, mosrritjen e taksës së qarkullimit, uljen e shpenzimeve qeveritare si dhe rritjen e pagave, pensioneve dhe investimeve publike. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku prezantoi amendamentin për heqjen e pjesshme të TVSH-së së energjisë siç premtoi mazhoranca aktuale në fushatë.

Ndërsa ish-ministri i Financave, Ridvan Bode u ndal në politikën fiskale, duke thënë se shqiptarët do të paguajnë më shumë, ndërsa shpenzimet e qeverisë për administratën do të rriten me 150 milionë dollarë.

Deputeti tjetër demokrat, Gent Strazimiri kërkoi një fond real në buxhet për të kompensuar pronarët. Sherefedin Shehu prezantoi amendamentin për rritjen e pagave dhe investimet në bujqësi, ndërsa Florion Mima prezantoi amendamentin për mosrritjen e tatimit për të ardhura personale.

Ristani në anën tjetër tha se shtesa në buxhet për 1200 policë nuk është e nevojshme, pasi qeveria po kërkon të rrisë shtetin policor nëpërmjet një policie partiake.

 

  1. Në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:

Pika 1 e nenit 2 të projektligjit të riformulohet si më poshtë:

Fjalia e parë, e paragrafit 2, të nenit 4, ndryshohet si më poshtë vijon:

“Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 7 lekë/litri për benzinën dhe 7 lekë/litri për gazoilin.”.

  1. Në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:

Pika 2 e nenit 2 të projektligjit të ndryshohet si më poshtë:

Fjalia e fundit në paragrafin e parë, të pikës 4, të nenit 4, të ndryshohet me këtë përmbajtje: “10 (dhjetë) për qind e të ardhurave nga renta minerare i takojnë pushtetit vendor ku zhvillohet veprimtaria. Të ardhurat nga renta minerare përdoren për investime për njësitë e qeverisjes vendore.”.

  1. Në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:

Pika 3 e nenit 2 të projektligjit të hiqet.

  1. Në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, bëhen këto ndryshime:

1)         Neni 2 i projektligjit të hiqet.

2)         Neni 11 i projektligjit të hiqet.

  1. Në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, bëhet ky ndryshim:

Pika 1 e nenit 3 të projektligjit të hiqet.

  1. Në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, bëhet ndryshimi i mëposhtëm:

Pasqyra nr.1, e përmendur në pikën 1, të nenit 9, “Tarifat tatimore”, që i bashkëlidhet ligjit, zëvendësohet me pasqyrën me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij..

Pasqyra nr. 1. – Tabela për tatimin mbi të ardhurat personale.

E ardhura e tatueshme

(në lekë/muaj)  Përqindje

Nën ose baraz me 30 000        0 për qind

Mbi 30 000      10 për qind

  1. Në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:

Pas shkronjës “e”, të paragrafit 3, të nenit 10, shtohet shkronja “ë” me përmbajtje si më poshtë:

“ë) nafta që përdoret në bujqësi dhe aktivitete të tjera rurale të ngjashme, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

  1. Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:

Fjalia e parë, e paragrafit 2, të nenit 4, ndryshohet si më poshtë vijon:

“Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin caktohet në masën 7 lekë/litri për benzinën dhe 7 lekë/litri për gazoilin. Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin që përdoret për bujqësinë dhe aktivitetet rurale të ngjashme caktohet në masën 0 lekë/litri për benzinën dhe 0 lekë/litri për gazoilin.”.

  1. Në projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim:

Neni 28 ndryshon si më poshtë vijon:

“Neni 28

Shkalla tatimore

Tatimi mbi fitimin është 10 për qind.”.

  1. Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhet kjo shtesë:

Në nenin 18, pas shkronjës “ë”, shtohet shkronja “ë/1”, me përmbajtje si më poshtë vijon:

“ë/1) industritë e reja agropërpunuese, gjatë katër viteve të para të veprimtarisë së tyre;”.

  1. Në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2015”, të bëhen ndryshimi si më poshtë vijon:

Në Tabelën 1 që shoqëron projektbuxhetin totali i shpenzimeve kapitale i programit

“Menaxhimi i infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes”, Grupi 5, Titulli 04240, në kapitullin “Çelje nga buxheti i shtetit”, në zërin “Shpenzime Kapitale të Trupëzuara”, vlera “2035 000 mijë” lekë zëvendësohet me vlerën “7300 000 mijë” lekë.

Ky ndryshim të pasqyrohet në të gjithë nenet dhe anekset që shoqërojnë projektligjin.

12.Në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2015”, të bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:

Neni 6 i projektligjit ndryshohet si më poshtë vijon:

“Neni 6

Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2015 është:

Të ardhurat                                                                              1 400     milionë lekë;

Transferimet nga Buxheti i Shtetit                                          1 400     milionë lekë;

Shpenzimet                                                                             1 400     milionë lekë.”.

Në Aneksin 6 “Treguesit fiskal të buxhetit të konsoliduar 2014” bashkëlidhur, në emërimin “Totali i të Ardhurave”, zëri II.3 “Të ardhura nga Fondet Speciale” – “Të ardhura për kompensimin në vlerë të pronarëve”, të hiqet.

  1. Në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2015”, të bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:

Në nenin 13, shtohet pika “Politika të reja pagash – 1 100 milion lekë”.

Kjo shtesë pasqyrohet në të gjitha nenet dhe anekset e ligjit.

  1. Në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2015”, të bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:

Në tabelën 1 bashkëlidhur, totali i shpenzimeve për Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve rritet me 11.3 miliard lekë.

Kjo shtesë të pasqyrohet në të gjitha nenet dhe anekset e projektligjit.

  1. Në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2015”, të bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:

Fjalia e fundit e nenit 11 të projektligjit ndryshohet si më poshtë vijon:

“Fondi i veçantë i institucioneve buxhetore prej 6 600 milionë lekë shpërndahet dhe përdoret me miratimin e ministrit të Financave dhe sipas procedurave që përcaktohen me udhëzim të tij. Në këtë fond përfshihet edhe dhënia e një page shtesë shpërblim në fund të vitit për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore.”.

  1. Në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2015”, të bëhen këto ndryshime:

Në Aneksin 6 “Treguesit fiskal të buxhetit të konsoliduar 2015” bashkëlidhur, në emërimin “Totali i Shpenzimeve”, zëri 7 “Shpenzime të tjera” – “Kompensim për ish të përndjekurit politikë”, në kolonat “Buxheti 2015” dhe “Buxheti i Shtetit”, vlera “2,000” të zëvendësohet me vlerën “6,000”. Kjo shtesë të pasqyrohet edhe në të gjitha nenet dhe anekset e ligjit.

  1. Në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2015”, të bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:

Në fund të pikës 1 të nenit 4 të projektligjit, shtohet nënparagrafi, si më poshtë:

“- për shpërblimin e fundvitit                                    4 500 milion lekë.”.

  1. Në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2015”, të bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:

Neni 1 i projektligjit ndryshohet si më poshtë vijon:

“Neni l

Buxheti për vitin 2014 është:

Të ardhurat                                                                  414 469           milionë lekë;

Shpenzimet                                                                 383 469           milionë lekë;

Deficiti                                                                          31 000           milionë lekë.

Ai përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.”. Ky ndryshim pasqyrohet në të gjitha nenet dhe anekset e ligjit.

  1. Në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2015”, të bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:

Në Aneksin 6, tek “Shpenzime të tjera”  zëri “Kompensim për shtresat në nevojë” bëhet 5 miliard lekë.

Ky ndryshim pasqyrohet në të gjitha nenet dhe anekset e ligjit.

  1. Në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2015”, të bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:

Në nenin 10, grupi “Fondi rezervë dhe kontingjenca”, nga 6 700   milionë lekë bëhet 9 200 milion lekë. Ky ndryshim pasqyrohet në të gjitha nenet dhe anekset e ligjit.

  1. Në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2015”, të bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:

Tabela 2 “Numri i punonjësve”, Ministria e Brendshme pakësohet me 1200 punonjës. Ky numër i shtohet Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, si dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky ndryshim pasqyrohet në të gjitha nenet dhe anekset e ligjit.

  1. Në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2015”, të bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:

Në Aneksin 6, tek “Shpenzime për pushtetin vendor” zëri “Fond i pakushtëzuar” bëhet 13.7 miliard lekë. Ky ndryshim pasqyrohet në të gjitha nenet dhe anekset e ligjit.

23.Në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2015”, të bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:

Në Aneksin 6, totali  i  “Shpenzimeve kapitale” nga 67.8 miliard lekë, në 75.3 miliard lekë. Ky ndryshim pasqyrohet në të gjitha nenet dhe anekset e ligjit.

24 Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

Në pikën 1, të nenit 19, “Furnizime të përjashtuara”, pas numrit  “25/10” shtohet numri “25/11”. Pas nenit 25/10 shtohet neni 25/11, me këtë përmbajtje:

“Neni 25/11

Furnizimi me ushqimet jetike të shportës

“Furnizimi me ushqimet jetike të shportës që janë bazë e konsumit, është furnizim i përjashtuar. Lista e ushqimeve jetike të shportës që janë bazë e konsumit përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave”.

  1. Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

Në pikën 1, të nenit 19, “Furnizime të përjashtuara”, pas numrit  “25/10” shtohet numri “25/11”.

Pas nenit 25/10 shtohet neni 25/11, me këtë përmbajtje:

“Neni 25/11

Furnizimi me oriz

“Furnizimi me oriz, është furnizim i përjashtuar.”.

  1. Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

Në pikën 1, të nenit 19, “Furnizime të përjashtuara”, pas numrit  “25/10” shtohet numri “25/11”. Pas nenit 25/10 shtohet neni 25/11, me këtë përmbajtje:

“Neni 25/11

Furnizimi me sheqer

“Furnizimi me sheqer, është furnizim i përjashtuar.”.

  1. Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme: Në pikën 1, të nenit 19, “Furnizime të përjashtuara”, pas numrit “25/10” shtohet numri “25/11”. Pas nenit 25/10 shtohet neni 25/11, me këtë përmbajtje:

“Neni 25/11

Furnizimi me vaj ushqimor

“Furnizimi me vaj ushqimor, është furnizim i përjashtuar.”.

  1. Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

Në pikën 1, të nenit 19, “Furnizime të përjashtuara”, pas numrit  “25/10” shtohet numri “25/11”. Pas nenit 25/10 shtohet neni 25/11, me këtë përmbajtje:

“Neni 25/11

Furnizimi me bukë

“Furnizimi me bukë, është furnizim i përjashtuar.”.

  1. Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme: Në pikën 1, të nenit 19, “Furnizime të përjashtuara”, pas numrit “25/10” shtohet numri “25/11”. Pas nenit 25/10 shtohet neni 25/11, me këtë përmbajtje:

“Neni 25/11

Furnizimi me energji elektrike për konsumatorët familjarë

“Furnizimi me energji elektrike i konsumatorëve familjarë, është furnizim i përjashtuar.”.

  1. Në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2015”, të bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:

Në nenin 10, grupi “Fondi rezervë dhe kontingjenca”, nga 6 700   milionë lekë bëhet 9 200 milion lekë. Ky ndryshim pasqyrohet në të gjitha nenet dhe anekset e ligjit.

  1. Në projektligjin “Për buxhetin e vitit 2015”, të bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:

Në tabelën 1 bashkëlidhur, totali i shpenzimeve për Ministrinë e Shëndetësisë të rritet me 7.5 miliard lekë. Kjo shtesë të pasqyrohet në të gjitha nenet dhe anekset e projektligjit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas