Kronika, Kryesore

3 vite burg për … 12 gram hashash

Robert-MulgeciEkstradohet nga Italia një i ri i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg pasi në një çantë ku ndodhej 12.4 gram hashash, i është gjetur karta e identitetit dhe një telefon celular.

Policia e Shtetit bëri të ditur se, Interpol Tirana sot rreth orës 16:30, ka bërë ekstradimin nga Milano, Itali, drejt vendit tonë të Robert Mulgecit, 22 vjeç, banues në Tiranë.



Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në datën 11 janar 2013 e ka dënuar të riun në mungesë me 3 vjet e 4 muaj burg , për kryerjen e veprës penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike“.

Sipas policisë, në datën 31 gusht 2011, në Tiranë, shërbimet policore gjatë kryerjes së shërbimit në vendin e quajtur sheshi “Nënë Tereza”, kanë dyshuar tek dy persona se mund të shpërndanin lëndë narkotike, të cilët sapo është afruar policia për kontroll, janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira.

Gjatë kontrollit në çantën e braktisur nga këta dy persona, janë gjetur 3 qese plasmasi më lëndë narkotike të dyshuar Canabis Sativa me peshë 12.4 gramë, karta e identitetit të Robert Mulgecit, një aparat telefoni dhe disa dokumenta të tjera.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas i dënuari i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas