Kryesore, Politika

3.4 mln eurot e kapura, kush e informoi Bashën dhe kë akuzon Balla…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha dy ditë më parë se 3.4 milion eurot e sekuestruara në portin e Durrësit ishin të një grupi kriminal në Elbasan, ndërsa akuzoi Taulant Ballën, se ishte ky i fundit garanti për transportin.

Basha tha gjithashtu se reagimi i policisë erdhi vetëm pas presioneve të partnerëve ndërkombëtar.



“Paratë janë të një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës aktive kryesisht në Elbasan por gjithë Shqipërinë. E dyta, Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave pa problem në Shqipëri, së treti policia shqiptare ka qenë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar.

Është një nga vendet partnere të cilat janë skeptike sa i përket kushteve të Shqipërisë për integrimin, veçanërisht luftën kundër krimit dhe korrupsionit…”, tha Basha, duke lënë të kuptohet se informacioni i marrë ishte pikërisht në një nga vendet partnere, por pa përmendur emër.  Fillimisht, Basha e percolli kete informacion, te enjten e kaluar ne Kuvend

Por kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha gjatë reagimit të sotëm se aksioni i policisë është dekonspiruar nga ndonjë agjent i SHISH.

“Në fillim e mora me shaka, kam qeshur me këtë budalla që papërgjegjshmërinë e merr për avantazh. Këput budallallik se hajt se nuk më merr njeri seriozish. Pas konsultimit, mendova që këtë budalla mos ta lë me kaq, por t’ia kthej në mësim. Ka ende ndonjë agjent në SHISH, që transferon SMS informacioni konfidencial dhe që do formulohet me detaje kallëzimi penal. Si mund të flasë në këtë mënyrë ish Ministri i Brendshëm, ish Ministri i Jashtëm…”, tha Balla

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas