Kronika

26-vjeçari aksidenton të miturin, 4-vjeçari në gjendje të rëndë

Një 4-vjeçar nga fshati Kotodesh i Prrenjasit është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit pasi është aksidentuar nga një mjet tip “Ford” me targa AA 470JJ.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën e këtij fshati rreth orës 21:00 të së hënës. I mituri është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.



Bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se fëmija i ka ndërprerë rrugën ku ka kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin dhe për pasojë është përplasur nga automjeti.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas