Aktualitet

26 vite në krye të KOASH/ Si ruajti Autoqefalinë dhe gjuhën shqipe Kryepeshkopi Anastas dhe ngritja e kishës

Data 2 gusht, për të gjithë besimtarët e krishterë orthodhoksë në Shqipëri, është një ditë e madhe pasi shënon 26-vjetorin e Fronëzimit të Kryepiskopit Imzot Anastasit, si Kryebariu i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.

24 qershori, zgjedhja e Kryepiskopit Anastas dhe pikërisht 2 gushti i vitit 1992, pra Fronëzimi i tij, do shënonin 26 vite më përpara, një gurë themeli dhe një faqe të re për Komunitetin e krishterë orthodhoks në vendin tonë.



Është më shumë se një çerek shekulli, që Fortlumturia i Tij Anastasi, shërben në Shqipëri. Vite të egra, të rrënuara, plot me skamje, por të shoqëruara edhe me histori suksesi, që ia kanë lehtësuar barrën dhe peshën e kësaj pune të madhe që mbart mbi supe.

Ringjallja, është një nga festat më të mëdha për të krishterët. Ringjallja, tregon dashurinë që Perëndia ka për krijesat e Tij. Tregon se kush beson tek Ai, ka jetë edhe pas vdekjes.

 A u ringjallen Kishat, manastiret dhe Orthodhoksia në Shqipëri?

Pa dyshim që po! Të parët që i kanë shërbyer kishës që në ditët e para të rrëzimit të diktaturës, kujtojnë se nuk kishin asnjë tavolinë për të bërë një mbledhje, jo më të diskutosh për kisha të reja, shkolla apo spitale.

Në këtë vit, 26 vite pas Fronëzimit të Imzot Anastasit, duhet të kujtojmë sesi u ‘ringjallën’ nga gërmadhat kishat dhe monumentet e tjera që kanë një rëndësi të madhe shpirtërore për besimtarët në vendin tonë.

Në këto 26 vite, janë bërë aq shumë punë të mëdha, për të shëruar plagët e tmerrshme që la komunizmi në 45 vite diktaturë, apo dëmeve që ne, qytetarët e këtij vendi, i shkaktuam vetes tonë gjatë viteve të tranzicionit me apo pa dashje.

Krishtërimi në Shqipëri është një Krishtërim Apostolik domethënë u përhap nga goja e Apostujve, e atyre njerëzve që i qëndruan Zotit Krisht pranë gjatë gjithë shërbesës së Tij tokësore.

“Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga të gjithė popujt” (Mateu 28:19), vazhduan misionin që u kishte besuar Zoti.

Puna e Fortlumturisë së Tij, Anastasit mund të thuhet me plot gojë se ishte e ngjashme me atë të Apostujve, pais erdhi në një vend ateist dhe u rimësoi njerëzve dashurinë për Perëndinë.

Sot, kemi plot arsye pse të festojmë dhe të krenohemi me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila ndjek ëndrrën e Imzot Nolit, rrugë që e rinisi dhe e finalizoi Imzot Anastasi.

Për shumë vjet o Kryezot!

 

At Grigor Pelushi

Esido Barkaj

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas