Mapo Letrare

“23 Prilli Dita Botërore e Librit”/ Viron Kona, i ftuar në aktivitetin e Bibliotekës Nr.10…

Nga Mirgen Çela.

Ashtu siç festohet në të gjithë Botën, “23 Prilli Dita Botërore e Librit” edhe “Biblioteka 10”  me përfaqësuese Znj.Elvana Çela në bashkëpunim me mësuesen e Gjuhës dhe të Letërsisë Znj.Aisha Katana, organizoi një aktivitet kulturor.



I  ftuar në aktivitet ishte autori shumë i dashur i librave për fëmijë Z.Viron Kona dhe Bashkim Saliasi të cilët dhanë një atmosferë kulturore artistike me praninë e tyre në këtë ditë të shënuar për miqtë e librit.  E veçanta e aktivitetit ishte kur shkrimtari Viron Kona foli për rrugën e gjatë të shkrimeve të tij, ëndërrat dhe kujtimet e bukura të fëmijërisë të cilat i kishte bërë realitet.

Libri është dhe mbetet instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së dijes dhe ndikimit të zhvillimit të shoqërisë. Biblioteka është organizëm në zhvillim, institucioni ku  merret informacion për dije.

Biblioteka 10, për të ofruar lexuesin me librin në bashkëpunim me shkollat e Njësisë Administrative Nr.4 organizoi këtë  aktivitet ku të pranishëm ishin: Përgjegjësi i Shërbimeve Sociale Artil Cela dhe përfaqësues të tjerë të  Njësisë Administrative Nr.4.

Shkrimtari Viron Kona i udhëzoi fëmijët dhe dashamirësit e librit që të lexojnë sa më shumë dhe të shkruajnë çdo gjë , çdo ngjarje, çdo emocion që ato kalojnë gjatë jetës së tyre dhe kështu mund të bëhen edhe ato një ditë shkrimtarë të njohur.

Ai iu përgjigj shumë pyetjeve të drejtuara nga fëmijët duke i lënë atij shumë mbresa dhe emocione të veçanta. Autori Viron Kona me rastin e Ditës Botërore të Librit i bëri dhuratë bibliotekës së shkollës “Eqrem Cabej ” disa libra nga krijimtaria e tij e kohëve të fundit.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas