Kronika

21 të arrestuar për vjedhje energjie

arrestime energjiaVjedhja e energjisë elektrike sot ka çuar në pranga 21 persona, mes të cilëve punonjës të OSHEE-së.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur sot se, ka vazhduar sërish aksionin kundër vjedhjeve të energjisë elektrike, me 61 grupe në terrem në bashkëpunim me OSHEE-në.



Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 36 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 38 autorë.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 21 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. 19 prej të arrestuarve janë konsumatorë dhe dy punonjës të OSHEE.

Një punonjës i tretë i OSHEE-së aktualisht ndiqet në në gjendje të lirë, me detyrë elektriçist në Qarkun Elbasan.

Janë shpallur në kërkim 4 persona , si dhe ndiqen në gjendje të lirë 13 autorë të tjerë.

Gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 121 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas