Ballina Aktualitet ‘E vara qenin se ma solli në majë të hundës’, kush është...

‘E vara qenin se ma solli në majë të hundës’, kush është ‘Babloku’ nga Librazhdi që torturon nipin e tij


Fëmija me inicialet B. M., nga një fshati Dragostun i Librazhdit është vetëm 4 vjeç dhe dhunohet në mënyrë barbare nga prindërit dhe xhaxhai i tij 29-vjeçari, Fati Methasa.

Denoncimi është bërë në GSh.al nga një i afërm i të miturit, i cili ka qenë prezent në shumë raste dhunimesh.


Sipas denoncuesit, gabimet e 4-vjeçarit ndëshkohen në mënyrë kafshërore sidomos nga xhaxhai, i cili momentalisht po kalon dhe një gjendje të rëndë psikologjike për shkak të divorcit.

Gjithë fshati është në dijeni të abuzimeve me fëmijën, pasi të qarat dhe të bërtiturat e tij dëgjohen deri larg, megjithatë askush nuk ndërhyn.

Në Facebook-un e tij me profil të rremë (Fati Librazhd), 29-vjeçari ka arritur deri aty sa ka postuar një foto ku tregohet fëmija i varur nga bluza pas një gabimi të supozuar.

“Ja çfarë bën Babaloku, ato që bëjnë faj Babaloku i dënon me varje”- shkruan ai. Per me shume shihni postimet dhe komentet ne facebook.

Gazeta Shqiptare ka sjellë denoncimin e një të afërmi të të miturit.

Ai thotë se gabimet e 4-vjeçarit ndëshkohen në mënyrën më kafshërore sidomos nga xhaxhai i tij. Ky i fundit, sipas denoncuesit, momentalisht po kalon një gjendje të rëndë psikologjike për shkak të divorcit.

I afërmi i fëmijës së mitur shkruan:

“Gjithë fshati është në dijeni të abuzimeve me fëmijën, pasi të qarat dhe të bërtiturat e tij dëgjohen deri larg, megjithatë askush nuk ndërhyn”.

Nëse shikon Facebookun e xhaxhait të 4-vjeçarit (Fati Librazhd) përballesh me foton ku shihet fëmija i varur në një pemë. Ky është ndëshkimi që Fati i ka vënë nipit të tij.

Ai shkruan në foto:

“Ja cben Babloku ato qe bejn faj Babloku i var denim me varje”.

Më poshtë disa prej komenteve të xhaxhait që ka varur nipin e tij:

“Hahaha po u lodha pak po mun fund e vara the qenin hahahaha”.
Hahaha hahaha po ma kishte pru ne majt te hundes hahahaha”.
Hahaha po ato qe bejn gabime ashu duen denuar qe te zen mend hahahaha”.

Skandal/ Xhaxhai varë nipin në pemë, fotot i poston në facebook: Ma kishte sjellë në majë të hundës qeni



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here