Ballina Sport Prapaskenat në prag të supersfidës Real Madrid – PSG

Prapaskenat në prag të supersfidës Real Madrid – PSG


Real Madrid, kampion i Europës në fuqi, do të presë Paris Saint-Germain në një nga ndeshjet më interesante për 1/8-t e finaleve të Champions League ku tifozët mund të shijojnë klas, cilësi futbollistësh, dramë sportive dhe rivalitet në maksimumin e kërkesave që kanë. Mund të konsiderohet pa frikë si ndeshja më e rëndësishme deri tani në vitin 2018, ku në ditët e “Shën Valentinit” audienca do të jetë në maksimum për “finalen e parakohshme”.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane vjen në këtë ndeshje me moralin e lartë pas fitores 5-2 ndaj Real Sociedad në La Liga.


“Los Blancos” nuk janë paraqitur mirë në veprimtaritë në Spanjë, pasi muajin e kaluar u eliminuan nga Leganes në Kupën e Mbretit, ndërsa në kampionat janë 17 pikë larg Barcelonës.

Kësisoj, Champions League përfaqëson mundësinë e artë për të shpëtuar sezonin. Nga ana tjetër, PSG është pranë titullit të shtatë në Ligue 1, ku kryeson me 12 pikë avantazh ndaj Monaco, me vetëm 13 ndeshje të mbetur, gjithsesi Champions League është objektivi kryesor i një prej skuadrave më të shtrenjta në historinë e futbollit.

Ekipi i drejtuar nga Unai Emery e fitoi grupin në Champions League duke marrë 15 pikë në 6 ndeshje të luajtura. Ka pasur gjashtë përballje në të kaluarën mes Real Madrid dhe Paris Saint-Germain dhe gjithçka është në ekuilibër të plotë me dy fitore për secilin prej ekipeve dhe dy barazime.

Në sezonin 2015/16 është regjistruar përballja e tyre e fundit me ndeshjes në “Parc des Princes” që u mbyll në barazim pa gola, ndërsa Real Madrid fitoi 1-0 në “Santiago Bernabeu”, ku do të luhet sfida e sotme.

Një nga pikat kyçe të përballjet do të jetë sfida e “BBC” kundër MCN, ose e thënë ndryshe sulmet më të frikshme të planetit. Bale, Benzema dhe Cristiano Ronaldo do të vihen përballë Mbappe, Cavani dhe Neymar.

Treshja e sulmit në Paris duket në formë më të mirë pasi ka shënuar 74 gola në të gjitha veprimtaritë gjatë këtij sezoni, 36 më shumë se tre sulmuesit e Real Madrid, që kanë shënuar 38 gola.

Edhe pse jemi vetëm në shkurt, Real Madrid ka pësuar 21 gola në 22 ndeshje të luajtura në “Bernabeu”, aq sa pësuar gjatë gjithë sezonit të kaluar në ndeshjet brenda.

Vlen për t’u përmendur se Paris SG ka shënuar në 29 ndeshje radhazi të luajtura në të gjitha veprimtaritë me një mesatare gol për ndeshje 3.4./marrë nga telesport/



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here