Ballina Aktualitet Pensioni social, ku t’i gjeni dokumentet e detyrueshme që ju duhen për...

Pensioni social, ku t’i gjeni dokumentet e detyrueshme që ju duhen për ta përfituar


Ata persona që kanë mbushur moshën e pensionit por nuk plotësojnë kushtet për të përfituar nga skema e detyrueshme, kanë një mundësi tjetër. Këtë ua ofron pensioni social.

Të drejtën e paraqitjes së kërkesës për të përfituar pension social e kanë të gjithë personat që, “Kanë mbushur moshën 70 vjeç, janë me qëndrim të përhershëm në Shqipëri (të paktën për 5 vitet e fundit), nuk plotësojnë kushtet për asnjë pension nga skema e detyrueshme, si dhe nuk kanë të ardhura, ose janë më të pakta se një pension social”.


Por sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i interesuari për të përftuar pensionin social, duhet të të paraqesë një herë në vit deklaratën për gjendjen social-ekonomike.

Dosja e dokumentacionit që duhet të dorëzohet në qendrat e përcaktuara të pagesës, duhet të përmbajë:
Fotokopjen e kartës së identitetit
Certifikatë familjare
Deklaratë për gjendjen social-ekonomike
Vërtetimin nga zyra e gjendjes civile që është banor në Shqipëri për të paktën 5 vite, nga koha që paraqet kërkesën
Vërtetim nga organet tatimore nëse ushtron ose jo veprimtari ekonomike
Certifikatë pronësie dhe/ose akti i marrjes në pronësi/në përdorim të tokës
Vërtetim për ndihmën ekonomike
Deklaratë nëse je aksioner apo bashkëpronar në aktivitete ekonomike/pasuri të patundshme, që nxjerr të ardhura

Pensioni social duhet të tërhiqet çdo muaj nga përfituesi në qendrat e përcaktuara të pagesës, pasi në të kundërt ajo mund të ndërpritet.

Po kështu, pensioni social ndërpritet në rastet kur konstatohet se ka të dhëna jo të vërteta, lidhur me kushtet ligjore të përfitimit.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here