Ballina Aktualitet Monument për çamët në Greqi? Rama: Jemi në lëvizje shahu, por…

Monument për çamët në Greqi? Rama: Jemi në lëvizje shahu, por…


Kryeministri Edi Rama ka folur për çështjen çame duke e cilësuar si një nga çështjet më problematike për tu ulur në tryezën e negociatave me palën greke.

Rama i pranishëm në “Real Story” në “Vizion +”  deklaroi se me të drejtë çamët kërkojnë një monument përkujtimor, por ne jemi në hapa të diskutimit, dhe se këto janë lëvizje shahu.


Ne do të këmbëngulim, sepse kjo është një çështje shqiptare.

“Greqi ka një paranojë, një imagjinatë të vetën për arsyet e veta që ne Shqiptarët  kemi pretendime territorial, dhe ky pretendim mban emrin Çështja Çame. Ne nuk kemi këtë pretendim. Në flasim për shtetasit shqiptarë që kanë një të kaluar dhe kanë mbrapa prona në shtetin grek, flasim për shtetas shqiptarë që kanë kujtime të hidhura që kërkojnë me të drejtë përkujtim.

Këtë Kotziasin e kanë dëgjuar gabim. Pala shqiptare me agresivitet ka kërkuar çështjen çame në tryezë, çështja shqiptare për ne nuk ekziston por do të diskutojmë për të drejtat ndërkombëtare të njeriut. Pra e kemi në tavolinë.

Fakti që ne jemi  në finalizimin e diskutimit për këto tre gjëra që ishin të paimagjinueshme, është produkt i qeverisë tonë që ne kemi punuar për 3 vite e gjysëm.

Ne po këmbëngulim për të drejtën përkujtimore, por janë lëvlizje shahu. Ne nuk duam të cënojmë tjetrin. Duam as më shumë dhe as më pak atë që na takon,” tha Rama.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here