Ballina Aktualitet Berisha thirret si dëshmitar në gjyqin e Shullazit

Berisha thirret si dëshmitar në gjyqin e Shullazit


Në gjyqin kundër Emiljano Shullazit është thirrur për të dëshmuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Por nuk dihet nëse ai do të shkojë në seancën e nesërme te Gjykata e Krimeve të Rënda.


Emri i Sali Berishës është përmendur nga ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u shpreh se ai ka dijeni për kërcënimet që Shullazi u ka bërë Mynyr Konit dhe Dhori Kules.

Kanë qenë avokatët e Emiljano Shullazit të cilët kanë paraqitur kërkesën për të dëshmuar ish- kryeministri Berisha.

Veç tij janë thirrur në gjykatë edhe ish-drejtori i policisë së Tiranës,  Ardian Çipa, si dhe Marsida Musai, bashkëshortja e biznesmenit Ylvi Beqja.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here