Ballina Sport Video/ Ndeshja ndalon nga shiu, tenistja nis të kërcejë

Video/ Ndeshja ndalon nga shiu, tenistja nis të kërcejë

Në finalen e femrave të Kooyong Classic, tenistja gjermane Andrea Petkovic ka mahnitur publikun me kërcimin e saj.

Në përballjen me Belinda Bencic, shiu bëri që ndeshja të ndërpritej për disa minuta.

Për të mos e lënë bosh këtë hapësirë, altoparlanti shpërndau muzikë diskoje dhe Petkovic menjëherë nisi të kërcente.

Publiku nisi të duartrokasë, ndërsa tenistja ftoi t’i bashkohej në kërcim edhe gjyqtari i ndeshjes.

Gjithsesi, kërcimi nuk i solli fat gjermanes, e cila u mund me rezultatin 2-1./TCH/

 
 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here