Ballina Kryesore Shqipëria ‘ngel’, BE: Serbia e Mali i Zi anëtarësohen në vitin 2025

Shqipëria ‘ngel’, BE: Serbia e Mali i Zi anëtarësohen në vitin 2025

Bashkimi Europian po përgatitet që të premtojë një afat kohor për valën tjetër të zgjerimit.

Sipas EuObserver, bëhet fjalë për vitin 2025.

“Partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë një mundësi historike. Për herë të parë, perspektiva e tyre e anëtarësimit ka një afat kohor të mirë,” thuhet në dokumentin strategjik, që do miratohet më 14 shkurt.

“Me vullnet të fortë politik, kryerjen e reformave reale dhe zgjidhje të qëndrueshme të mosmarrëveshjeve me fqinjët, Mali i Zi dhe Serbia do të jenë gati për anëtarësim deri në vitin 2025,” thuhet në dokument.

Aty theksohet se Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova “do kenë avancuar mirë në rrugën e tyre evropiane deri në atë vit” ose me fjalë të tjera në thonjëza “negociatat do kenë përparuar mirë”.

Ky dokument përbën një ndryshim toni pasi kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha në vitin 2014 se nuk do ketë një zgjerim të BE-së në të ardhmen e parashikueshme.

Serbia dhe Mali i Zi kanë filluar tashmë bisedimet e pranimit.

Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë ta bëjnë këtë vit, nëse Maqedonia zgjidh mosmarrëveshjet e emrit me Greqinë.

Bosnja shpreson të fitojë statusin e kandidatit dhe Kosova po konsideron mundësinë që të kërkojë formalisht statusin e kandidatit.

Megjithatë në dokumentin e KE theksohet se mosmarrëveshjet mes vendeve të Ballkanit mund të dëmtojnë këtë afat kohor ambicioz.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here